TIRANË - Pas rasteve të shumta të paraqitura në urgjencë për të marrë trajtim pas simptomave të helmimit, në spitalin e Fierit është vënë në gadishmëri 24- orëshe një grup i posaçëm mjekësh toksikologë. Mjekët thonë se është detyrë e "Bankers Petrolium" të kryejë analiza për banorët, ashtu siç i bën për punonjësit e saj.
Spitali rajonal i Fierit ka ngritur një grup të posaçëm me mjekë toksikologë për të ndjekur rastet e shpeshta në urgjencë që po paraqiten së fundmi me shenja helmimi. Bëhet fjalë për raste të banorëve të Marinzës, të cilët pas shpërthimit të puseve të gazit me 1 prill, kanë shfaqur shenja helmimi, të cilat shpesh janë ngatërruar edhe me virozat.
Mjekët toksikologe në Fier shprehen se "Duke ditur që gazi që çlirohet nga hidrokarburet e naftës është shumë helmues, ne në bashkëpunim me Drejtorinë kemi organziuar një grup gadishmërie që gjatë gjithë 24 orëve qëndrojnë mjekë, ambulancë dhe infermierë në dispozicion".
Sipas tyre, ana psikologjike është një tjetër shenjë që ka rënduar shëndetin e banorëve të Marinzës. Po ashtu, mjekët pohojnë se kompania "Bankers" përveç analizave për punonjësit e saj, duhet të kryejë edhe për banorët e zones, pasi ata kanë një jetë që jetojnë e punojnë në zonën naftënxjerrëse. /ATSH/
/Shqiptarja.com