Për kryetarin e partisë Demokratike, fshehja e numrit real të viktimave nga COVID, por edhe shumë problemeve në këtë pandemi, është një vendim politik i Ramës dhe qeverisë së tij. Në takimin me mjekët pasditen e sotme (24 nëntor) Basha paraqiti disa qëllime të dyshimta të kryemnistrit.
“Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat. Çfarë tjetër duhet të presim? Sa njerëz duhet të vdesin përpara se të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit dhe kjo nuk ka lidhje me mjekët, as me komitetin e famshëm të ekspertëve. Kjo ska lidhje fare sepse këto janë vendime politike. Buxheti, prokurimet e kiteve, mbështetja e mjekëve, angazhimi i mjekëve të familjes, krijimi i reparteve mobile për pacientët ambulatorë, përgatitja e spitaleve rajonale, që s’do të thotë thjeshtë të jenë shtretër por do të thotë edhe aparatura, dhe mundësi për të bërë diagnozën e tyre. Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve” - tha Basha.
Basha tha se është momenti që secili të marrë përsipër përgjegjësitë, duke shigjetuar kryeministrin Rama, të cilin shpesh e ka akuzuar se ka përdorur mjekët për të fshehur dështimin e tij.
“Do ketë kohe për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore. Do ketë dhe një kohe për të nxjerrë përgjegjësitë morale apo politike. Tani është momenti për të marrë përgjegjësitë me të cilat vjen detyra që ke përsipër, si mjek, si infermier, si mësues, si punonjës i policisë, si kryetar i opozitës dhe mbi të gjitha si kryeministër. Secili ka përgjegjësitë e veta në këtë betejë, askush nuk fshihet dot pas përgjegjësive të tjetrit dhe nuk ka gjë më kriminale se të fshihesh pas përgjegjësive të atyre që po sakrifikojnë gjithçka edhe jetën” - deklaroi Basha.
VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë i Lulzim Bashës me disa mjekë
Krahas vënies në funksion të spitaleve rajonale e rritjes së testimeve, mjekët nëpërmjet takimit me kreun e opozitës, renditën edhe një tjetër kërkesë për autoritetet, krijimin e një reparti të veçantë për pacientët që kanë nevojë për oksigjeno-terapi.
“Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh.”
Gjatë tryezës së diskutimit me mjekët, kreu i Partisë Demokratike u ndal edhe te premtimet. Ai tha se qeveria e tij si hap të parë do të ndërmarrë përmirësimin e kushteve të punës së mjekëve dhe mbështetje financiare për ta, hap që sipas Bashës do të pasohet nga një reformë e thellë në sistemin shëndetësor.
Kryedemokrati Lulzim Basha prej disa ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të tij për fshehjen e viktimave COVID nga autoritetet shqiptare. Kjo ka sjellë reagime të shumta nga institucionet e mjekësisë ligjore, nga vetë komiteti teknik ekspertëve të cilët i kanë mohuar kategorikisht këto akuza.
Ky është vrasës dhe kriminel i vertet, përojen vrstare e ka nga lufta e Kosovës, është një skocoren-paranoid. Qdo gjë që e shpik kunder të tjerëve ky e ka bër dhe do e bëjë vet, ky njeri nuk ka ideale të shëndosha për këtë shoqëri të rraskapitur nga këta ”politikan” të sëmuar. Po të kishim Agjenci të intelegjencës shtetërore të pa varur jo vetëm që lulushin nuk do ta shifnim në politik, por as salushin me shumë të tjer e njashtu do rishiqohej edhe roli i Ramës qe besa... Por, qfar të bëjm kur i tërë shteti dhe pushteti është i kapur qe tri dekada...
PërgjigjuHa m.t ha se te bo mire gjen ca kangaraqe dhe te mbush mendjen ti loqke:
PërgjigjuO mjek militante!oju mjek militante!qe jua fusni doren ne xhep gj,do dite hadhegjijve dhe qe nuk keni pik meshire per to, qe ju militane mjeke. Kur te vi ky hajduti ,vrasesi ne pushte,qe kurr nuk ka per te ardhur,do tja tregoni qe ti hapi repartet,sot ato qe ju I parashtroni ketij hajduti RAMA I ka bo me kohe o te uruar,mos boni politik po meruni me epidemine qe ka gjunjezuar Boten o militante te pa cipe.
Përgjigju