Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të detyrueshme, rishikoni masat, të gatshëm për bashkëpunim (VIDEO)

Nisur nga rritja e shifrave me COVID së fundmi, Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit. Ata theksojnë se  qytetarët shqiptarë duhet t'u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e  maskave,  distancën dhe higjienën personale.

Mjekët rekomandojnë që maska të bëhet element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve , sidomos në vendet e mbyllura dhe mos mbajtja e saj të sanksionohet me ligj. Gjithashtu rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

Federata thekson se duhet të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19  në mënyrë  që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejshme, duke përdorur strategji të hartuar mirë dhe duke përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Ajo kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare dhe të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor.

Sipas njoftimit, mjekët shqiptarë në Europë janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre dhe për eskpërtizën, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësorë të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në fund të njoftimit, theksohet se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real, pasi virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar dhe rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë