Mjekja Çomo apel qytetarëve: Ruhuni nga covid, janë shtuar pacientët në spitale

Shefja e shërbimit infektiv, Najada Como, që prej 5 muajsh po përballet me luftën brenda spitalit covid, tregon se fluksi i pacientëve ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë dhe me humbje jete, ndaj apelon për respektimin e masave dhe frekuentimin sa më pak të ambienteve publike apo situatave ku grumbullohen njerëzit, pasi janë vendi më i rrezikshëm për tu infektuar.

“Kanë kaluar 5 muaj dhe fluksi i pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv ka ardhur duke u shtuar me të sëmurë rëndë natyrisht dhe me humbje jete. Unë kam një apel për qytetarët, që gjithë këta muaj pune intensive në shërbimin infektiv që nga dimri deri në verë janë lodhje dhe punë e jashtëzakonshme por kam një apel, ju lutem respektoni masat e thëna, mbajtja e maskave, distancimi fizik, frekuentoni sa më pak ambiente publike apo situata ku grumbullohen njerëz sepse janë vendi më i rrezikshëm për t’u infektuar nga COVID-19. Virusi është midis jush dhe midis nesh si personel shëndetësor që ju shërbejmë juve, ne jemi për t’u shërbyer juve, ju jeni për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe për t’u pakësuar numri i personave që vijnë në spital”, apelon Çomo.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju hengert Korona: 04/08/2020 14:37

    Z. doktoreshe e nderuar kete popull mbylleni ne shtepi ruajini me police mbyllini plazhet restorantet se ndryshe me fjalet dhe lutjet tuaja ky derr mileti nuk merr vesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'