Mjeku akuza të forta: Jam rritur në atë teatër, por duhej prishur! Problemi janë ata që duan protagonizëm

Mjeku akuza të forta: Jam rritur në atë teatër, por duhej prishur! Problemi janë ata që duan protagonizëm

Doktori i njohur neurolog Fatos Jaho ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ai shkruan se është rritur me teatrin dhe ka shijuar që në vogëli shfaqjet e tij, por që i kishte ardhur koha të prishej.

Mjeku thekson se prishja e teatrit nuk ka asnjë lidhje me cenimin e vlerave kulturore e aq më pak demokracisë. Ai thekson se këto protesta zhvillohen nga ata me kriza identiteti që duan protagonizëm.

"Me vjen keq kur shikoj pamjet e prishjes se ndërtesës te Teatrit Kombëtar,sepse jam rritur dhe me ate copez Tirane, madje kur kam qene femije, kam luajtur dhe une atje dhe sa e sa here jam ulur ne ato karrige per te pare e shijuar lojen e aktoreve te mrekullueshem, qe dikur i njihja te gjithe!Por ndertesa duhej prishur. Kete e tregon vete pamja e prishjes, me sa lehtesi ajo ndertese ra perdhe! Renia e saj nuk ka lidhje me cenimin e trashegimise kulturore e historike dhe nuk ka fare lidhje me cenimin e demokracise! Kete e kupton cdo njeri i mencur dhe i qete. Problem jane nje grup njerezish, pjesa me e madhe e te cileve, jane persona anonime ne vlera, ne krize identiteti dhe profesioni,qe ndjejne nevojen histerike per protagonizem.Nje pjese e vogel nu arrijne te ruajne ekuilibrin e tyre emocional,nostalgjine e paskan me te forte se ndjesine per te ardhmen dhe kjo i ben thjesht antikonformiste per gjithshka!Por ajo qe e nxjerr jashte loje kete “ levizje”, eshte politika. U turren te marrin sa me shpejt “situaten “ ne kontrollin e tyre, gjeten nje “Cauze” qe do t’u jape energjine dhe motivet e munguara. Pra, “perpara ne lufte per liri, demokraci, kunder krimineleve, kunder diktatures”. Nuk jam prononcuar asnjehere me pare per asnje lloj problemi, por jam mjaftuar te lexoj kalimthi opinione te njerezve qe vleresoj, se inflacioni i madh i prononcimeve ta shuan deshiren per te dhene mendim,por kjo maskarade e politikes duhet te marre nje pergjigje nga cilido. Eshte e vertete, ka me qindra arsye per te menduar se ky pushtet eshte i konsumuar dhe ndoshta ka ardhur momenti te zevendesohet.Po nga kush? Nga ata qe jane jo vetem pergjegjes,por dhe krijues te shume te keqijave qe i vuajme dhe sot?!Dhe aq me teper,qe ndertojne lojen per pushtet duke luajtur me ndjenjat e njerezve! Nje “kryezonje” kerkon te nxise popullin per revolte, duke permendur ne publik fjalen “bythe”.Jo,nuk besoj, sepse nuk me ka rene respekti per veten deri ne kete pike", shkruan mjeku Fatos Jaho.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malfusha: 18/05/2020 01:20

    Doktor më vjen keq pë injorancën tuaj.Një objekt kur shëmbet lehtë me mjetet e duhura për atë punë nuk do të thotë qē nuk bën,biles konstruksionet e lehtësuara janë në modë dhe i perkasin të ardhmes.Për vlerën historike duhet të lexoni një çikë sepse ka vlerë dhe për gjêra të tjera përveç si teatër.Si arkitekturë u përket dy rrymave të cilat nuk ia vlen t'i spjegoj.Sa për demokraci mendoj se çdo veprim i paligjshem është antidemokratik.

    Përgjigju
  • Fiqiriu.: 17/05/2020 16:46

    Kjo godine nuk Ka patur vlere arkitekturore,historike,si veper ndertimore.Kjo godine nuk eshte pallati kulture apo hotel dajti per nga vlerat nertimore.Nje ndertese me materials inerte lehtesuede.Mendoj se zhurma qe behet eshte politike e pavlere,nuk perben kauze.Bashkia dhe instituti indertimit te beje nje projkt me arkiteturen e shumices se godinave te bulevardit deshmoret e kombit we te harminizohet me ansamblin e tyre dhe te sheshit skenderbej.Godina te jete kompleks vetem per teter dhe aktivitete te tjera kulturore.Kjo te kerkohet me cdo kusht nga artistry dhe komuniteti qytetar I Tiranes.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 17/05/2020 13:48

    Birisha u hapi syte o budallenj.Ai u pruni kulturen zhvillimin ju mbetet injorante o popull i marre

    Përgjigju
    • Tom: 17/05/2020 15:29

      Ca kulture ka sjell mos ja fut pordha mbas bregut komunisti Berisha nuk ka per te ndryshuar kriminel i popullit shqiptar . Tani te vdesi dhe te jap llogari para zotit per gjithe zullumin qe ka bere.Vetem shkaterrim dhe mortje ka sjell per popullin shqiptar por ka akoma ca tipa si puna jote qe vazhdojne ta ndjekin tamam si ne kohen e xhaxhit. Parti Enver jemi gati kurdoher

  • Altin: 17/05/2020 13:11

    Shume mire tani intervistoni ndonje aktor per pandemine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen