Koronavirusi/ Mjeku për Report Tv: Kush ka probleme në mushkëri të ketë SHUMË kujdes! Si funksion një çadër triazhimi

TIRANË-  Mjeku pneumolog, Rushan Muhameti ka shpjeguar me detaje se si do të funksionojnë çadrat e triazhimit të cilat janë të stacionuara në QSUT dhe te Spitali i Traumës. Në një intervistë për gazetaren Doris Sallaku, Muhameti ka bërë një analogji me kohën e luftës së parë botërore, nga ku kanë lindur këto çadra, duke shpjeguar se funksioni i tyre është selektimi i të gjithë të sëmurëve, me qëllim për të mbrojtur mjekët nga infektimi me koronavirus.

"Funksioni i tyre është selektimi i të sëmurëve. Do të ndalohen këtu dhe do t'u matet temperatura dhe do t'u merren të gjitha të dhënat. Të sëmurët e tjerë, do të ndalohen këtu dhe pastaj do të kalojnë në urgjencë. Do të plotësojnë edhe një formular. Asnjë nuk është ndalur për problematiket e COVID, është një mënyrë e mirë për të mbrojtur mjekët nga koronavirusi. Arsenali mjekësor që shërbejnë, është përdorur nga Luftën e parë nga Napeoloni, është një term ushtarak dhe ne sot jemi në luftë dhe detyrimisht përdoret ditët e sotme. Këtu janë të vendosura 2, 2 te QSUT, po u rrit kapaciteti i të sëmurëve do të rritet edhe numri i çadra', tha Muhameti.

Të gjithë janë të rrezikuar nga ky grip, por mjeku ka theksuar se duhet të kenë shumë kujdes ata persona që kanë patologji pneumonale, ose e thënë në gjuhë më popullore, probleme me mushkëritë. Ai ka këshilluar që nëse shfaqin spimtoma të lehta të marrin paracetamol, por nëse vështirësia e frymëmarrjes rëndohet atëherë detyrimisht duhet të kontaktojnë me mjekun.

"Të sëmurët që kanë patologji pneumonale janë shumë të rrezikuar, të bëjnë shumë kujdes. Të kenë parasysh që nëse agravohet kolla, do kenë temperatura të telefonojnë në numrat e celularit. Nëse simptomat janë shumë të lehta të marrin paracetomol, por nëse vështirësia e frymëmarrjes rëndohet atëherë detyrimisht duhet të kontaktojnë me mjekun. Për fatin e mirë, janë marrat masat që të mos ketë pikë siç ka pasur, është një regjim ushtarak që duhet zbatuar. Pas dy javësh mund të ketë një rritje, por është virus me shumë të panjohura", përfundoi Muhameti.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv