Mjeku nxjerr fotot e heronjve të Infektivit në betejën me koronavirusin: Lufta vijon, ju rrini brenda

Mjeku nxjerr fotot e heronjve të Infektivit në betejën me koronavirusin: Lufta vijon, ju rrini brenda

Mjeku Pëllumb Pipero u bën një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjarëve. Doktori në postimin në faqen e tij në Facebook, na prezanton edhe mjekët heronj që po luftojnë te Infektivi me armikun e padukshëm për të shpëtuar pacientët e shtruar.

"Si ne nje beteje te vertete, por kete radhe me nje armik te pa dukshem dhe shume vrastar, shume tinzar dhe ende te pa njohur mire nga shkenca mjekesore, pavjonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjne ne beteje. Keta mjeke e infermiere jane nje pjese e ekipit te talentuar, puneshume e fjalepak, te perkushtuar deri ne fund per ta fituar betejen me covid 19.

Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga te lehta deri shume te renda shendetesore, por kemi edhe 17 te sheruar, edhe pse ju duhet ende te qendrojne ne shtepi. Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin.

Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithe jeten sfide,gjithe jeten lufte me agjentet mikrobike, bacterie apo viruse qofshin ato, sikunder eshte dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojme" shkruan Pipero. Deri tani koronavirusi ka marrë 5 jetë në Shqipëri, teksa numri i të infektuarve ka arritur në 146.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 25/03/2020 23:54

    Kur keta, rrijne ngjitur, PA doreza...po ne populli?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë