Mjeku Xhaxho në Report Tv: Situata e rëndë, në rritje numri i personave që kanë nevojë për intubim! Të sëmurët me zemër të izolohen patjetër

Edhe pse shifrat e viktimave ditën e sotme ishin pak më të ulëta në krahasim më ditën e tjera duke shënuar vetëm 8 humbje jete dhe 644 raste të reja nga COVID-19, për mjekun Roland Xhaxho  situata është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. Në një intervistë për Report Tv, mjeku Xhaxho u shpreh se pikërisht këto raste të intubuar kanë edhe probabilitetin dhe rrezikshmërinë për vdekshmërinë më të lartë dhe për këtë tha mjeku duhet që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë masat anti-covid.

"Edhe pse numri në dukje e viktima është pak më i ulët, për faktin se ne si reaniamtor marrim parasysh se sa kandidatë janë për t'u futur në reaniamcion dhe respirator të drejtuar. Pavarësisht shifrave të ulëta situata nuk është ashtu, pasi ka mjaft pacientë që janë rëndë dhe janë të intubuar dhe një pjesë e madhe mund të kalojnë në intubacion. Sot ka 9 nesër mund të kemi 19, pasi komplikacionet që virusi krijon janë të paparashikuara. Edhe pse mund të përdorim intubim të drejtuar dhe ata kanë një limit dhe se të intubuarit kanë një përqindje të lartë vdekshmërie, sidomos te pacientët që kanë patologji të tjetra shoqëruese", tha Xhaxho.

Personat që kanë probleme kardiake kanë një rrezik të shtuar me infektimin nga covid, ku për shkak të rezervave të pakta të vetë zemrës por dhe sulmit pulmonar (mushkërive) që bën virusi e kanë thuajse të pamundur ta përballojnë.  Mjeku Xhaxho tha se këto persona duhet të izolohen patjetër për të shmangur infektimin të paktën edhe për 2 muaj deri sa të dalë vaksina anti-covid. Xhahxo tha se mosha mbi 60 vjeç do të jetë e para që do të vaksinohet pasi është kategoria më e riskuar nga kjo pandemi.

"Riskun më të madh e mbajnë pacientët me probleme kardiake për shkak të rezervave të pakta që ka vetë zemra e bën jo shumë adekuate përballimin e COVID-19. Këto pacientë duhet të jenë në kontroll të mjekëve kardiolog dhe me çdokush duhet të jenë të izoluar dhe të mos bëjnë trimin, pasi në të kundërt virusi është shumë shumë agresiv. Shpresa e jonë është që të dal vaksina dhe le të presim një apo edhe dy muaj dhe jam i sigurt që të parët që do vaksinohet janë moshat mbi 60 vjeç dhe moshat më të rrezikuara. Këto të shmangin daljen jashtë deri sa të dalë vaksina, në të kundërt do të sëmuren dhe do të drejtohen drejt spitaleve, ku për shkak të problematikave që hap ky virus nuk e përballojnë dot dhe vdekshmëria do të jetë e lartë", tha Xhaxho.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 25/11/2020 20:08

    Ik o xhaxho ik e mos na keput telat si anestezist....se pari shyqyr qe shpetove nga Covid-19 ti. Se dyti per individe me insufiçenc kardiake ka specialiste te njohur profesore kardiologe si Artan Goda etj, dhe nuk ngelet asgje per ty. Ja fut kot plako,si vegel e pordhitikes shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…