Modeli tropojan rrëfen natën e
nxehtë me deputeten shqiptare
Është kthyer në trend tani që modelët shqiptarë të rrëfejnë eksperiencat e tyre seksuale me politikanë, apo pas deklaratës së guximshme të Xhesika Ndoj, kjo është pyetja e parë që i vjen ndërmend gazetarëve?
Është kthyer në trend tani që modelët shqiptarë të rrëfejnë eksperiencat e tyre seksuale me politikanë, apo pas deklaratës së guximshme të Xhesika Ndoj, kjo është pyetja e parë që i vjen ndërmend gazetarëve?
Sajesë ose jo, të gjithë këta modelë e modele po bëhen pjesë e shtypit me deklaratat e tyre. Tani është modeli nga Tropoja, Alesio Alia, i cili në një intervistë për revistën ‘Story’ ka rrëfyer një histori romance me një deputete shqiptare. Modeli tropojan ka treguar detaje nga nata e nxehtë që kaloi me deputeten e Parlamentit të Shqipërisë.
“Nganjëherë mosha i bën më seksi disa femra. Kështu që, merreni me mend vetë çfarë dua të them. Ndërsa përsa i përket statusit dua ta lë enigmë nëse është beqare apo e martuar”, kështu shprehet modeli shqiptar në intervistën e tij për “Story”.
Ai ka rrëfyer marrëdhënien intime me një ligjvënëse të Parlamentit por pa dhënë identitetin e saj.
Në përpjekje për të zbuluar se kujt krahu politik i përket deputetja në fjalë, Alessio thotë: “Për mua s’ka ndonjë ndryshim nëse është e majtë apo e djathtë në angazhimin e saj politik. E djathta apo e majta është thjeshtë çështje psikologjike kur fjala është për shtratin”.
Megjithatë, për shkak se në Shqipëri kthehet vetëm për pak ditë, modeli që jeton prej 20 vitesh në emigracion, thotë se me politikanen ka patur thjesht një aventurë. “Nuk ka asgjë për t’u dukur interesante me politikanet apo disa femra që merren me politikë, e që unë mund të kem kaluar vetëm një natë seks”, shprehet Alessio Alia.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
9/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 22398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike
29 Shtator, 19:15
-
Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
29 Shtator, 18:59
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Ronaldos, shënon golin e 841 në karrierë
29 Shtator, 18:44
-
Vota për diasporën, Veliaj: Sot është realitet falë PS-së! Me ndihmën e diasporës, fitojmë me mbi 100 mijë vota në Tiranë
29 Shtator, 18:42
-
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
29 Shtator, 18:17
-
Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak shkëndija elektrike
29 Shtator, 17:59
-
FIFA konfirmon 12 stadiumet ku do zhvillohet Kupa e Botës për klube
29 Shtator, 17:57
-
'Veri Jug' në Librazhd te delet e racës ilire' Çifti i fermerëve përpunojnë qumështin në mënyrë artizanale!
29 Shtator, 17:51
-
Zgjedhjet 2025, Rama ndan foto të drejtuesve politikë nga takimet e tyre: Nis rrugëtimi i PS për Shqipërinë 2030
29 Shtator, 17:24
-
Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?
29 Shtator, 17:09
-
VIDEO/ Bunkeri ku u gjet i vdekur lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
29 Shtator, 17:05
-
VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A
29 Shtator, 17:05