Një nga femrat më të bukura me origjinë shqiptare, Angela Martini do të sjellë për herë të parë për fansat librin e saj.
Ajo e ka publikuar datën e daljes së librit në treg nëpërmjet profilit të saj.
“Më në fund erdhi dita, dhe jam shumë e emcionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, në 11 nëntor”, shkruan bashkangjitur fotos së publikuar në ‘Instagram’.
Kujtojmë se disa muaj më parë u zbuluan disa detaje rreth këtij libri, i cili pritet të jetë autobiografi dhe të flasë rreth jetës së Angelës, vështirësitë që ka kaluar dhe marrëdhënies së saj me të ëmën.
Angela u bë e famshme si modele, por mesa duket ajo paska edhe një aftësi tjetër.