Modelja Oriola Marashi poston foton
e rrallë, Noizy i bën koment epik

Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në Shqipëri, e cila ka pozuar fotosesione të rëndësishme në Tiranë dhe jo vetëm.

Suksesi i kësaj vere për të ishte pjesëmarrja në këngën “Mama” të Jonas Blue, e cila ka arritur plot 365 milion klikime.

Modelja ka deklaruar se gjithmonë muzika do të jetë dashuria e saj e përhershme dhe për këtë Noizy nuk ka nguruar ta bëjë pjesë të OTR modelen e talentuar edhe në muzikë.

Siç duket edhe nga fotoja më e fundit e postuar nga modelja, anëtarët e OTR kanë marrëdhënie të mira midis tyre, saqë komentojnë në të gjitha fotot që postojnë në Instagram.

Oriola ka postuar një foto ditën e sotme në Instagram, foto që duket të jetë e hershme dhe mbishkrimi që I kanë vënë modelja është “Një foto e imja e rrallë me rroba”, duke nënkuptuar zhveshjet e shpeshta që ajo bën duke qenë se ia kërkon puna.

Rreperi i njohur Noizy nuk ka nguruar që të lëshojë një koment mbi foton e modeles “Mirë që e din” i shkruan kreu i grupit OTR, dhe nga kërkimi që bëmë në faqen e Instagramit rrallë gjen foto të veshura të modeles dhe rreperi duket se ka të drejtë.

[gallery]24804[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati