Mogherini: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë, ekziston mundësia për pakt Kosovë- Serbi

Mogherini: Duhet të hapen negociatat për Shqipërinë, ekziston mundësia për pakt Kosovë- Serbi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini

BRUKSEL-Në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka bërë sërish thirrje që në vitin e ardhshëm të hapen negociatat për Shqipërinë.

Pak kohë më parë u arrit marrëveshja midis Athinës dhe Shkupit dhe brenda pak javësh do të zhvillohet referendumi për emrin e ri të Maqedonisë. Do të jetë gjithashtu një vit intensiv për përgatitjet për hapjen e negociatave të pranimit si me këtë vend dhe me Shqipërinë. Më lejoni të jem e qartë: kjo mundësi duhet të kapet tani! Nuk është një lëshim, është në interesin e qytetarëve europianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Europian.

Në Ballkan, sot është më se e qartë se Bashkimi Europian është pikë reference. Më lejoni t’u them diçka edhe atyre që kanë frikën se fuqi të tjera po bëhen gjithnjë e më të pranishme në rajon: për sa kohë që ne të jemi të pranishëm në rajon, nuk ka hapësirë për të tjerë.

Federica Mogherini

Gjatë fjalës së saj, Mogherini u ndal edhe te takimi mes dy presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në 7 shtator, ndërsa shtoi se ekziston një mundësi reale që arrijnë një marrëveshje. Në muajt e fundit vijon nje debat i nxehte për rishikimin e kufijve. 

Viti i ardhshëm 2019 do të jetë edhe 20-vjetori i luftës në Kosovë. Për këtë arsye besoj se ka ardhur koha që t’i jepet fund atij konflikti. Ekziston një mundësi që presidentët Vuçiç dhe Thaçi të arrijnë një marrëveshje që do të adresojë të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese ligjërisht për të normalizuar marrëdhëniet mes dy palëve. Një marrëveshje që të jetë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, e që do të mund të ndihmojë në qëndrueshmërinë e të gjithë rajonit.

Federica Mogherini

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente

Mohamed Salah foto me familjen për Krishtlindje, 'masakrohet' në komente