Një vit më parë Aleksandër Moisiu shkoj në Nizza për ti bërë një vizitë Stanislavskit, i cili po bënte pushimet aty. Për tu ngjitur në katin e sipërm ku “plaku i madh” jetonte, duhej të kaloje nëpër shumë shkallë. Ishim disa vetë, e secili kishte marrë me vehte lule të freskëta. Moisiu mbante një tufe të stërmadhe. Pasi trokitëm porta u hap dhe një burrë shumë i gjatë u shfaq para nesh. Ishte Konstantin Sergejeviç, pak i kërrusur, me sy bojeqielli që i shkëlqenin, faqet e varura plot rrema të kuq, flokë të argjendtë, me dhëmbët e bardhë që i dukeshin nga buzëqeshja. Sapo na pa, shtërngoi Moisiun me mall në krahë.... Moisiu dridhej nga emocioni dhe sytë i ishin mbushur me lotë.
Më pas ai na ftoi të shkonim në tarracën e shtëpisë, e cila ishte e vendosur mbi një kodrinë, nga ku shihej i gjithë qyteti. U ulem të gjithë nën një çadër të madhe të cilën Konstantin Sergejevic e kishte vendosur për tu mbrojtur nga dielli kur punonte jashtë. Zonja e tij, në shenjë respekti dhe mikpritje, filloj të sillte për ne biskota, portokalle, sallam, bukë, marmelatë, kafe me qumësht e çokollatë:
- Kur do të vini në Moskë Aleksandër?-....i drejtohet ajo Moisiut...ejani të punoni në teatrin tonë..
-Herën e fundit që jemi parë Konstantin Sergejeviç - i thotë Aleksandri, jemi parë në Kaukaz, kisha ardhur që t’ju kërkoja.
Tashti Stanislaëski i fliste të gjithëve, i drejtohej të gjithëve, por veçanërisht, mikut të tij të dashur Aleksandrit i cili mbante një qëndrim të përulur si një nxënës para mësuesit të tij, nga respekti për Maestron. Flisnin së bashku për mundësine e krijimit të një taeatri të artit (si ai Rus) në Itali, një teatër – seminar dhe një shkollë për regjisorët e rinj. Stanislaëski që me ngrohtësi po i jep atij këshilla i thotë: që do të ishte një ëndërr që të punonte në Itali, në vendin e artistëve të mëdhenj.
- Italianёve duhet tua fitosh zemrёn – thotё Moisiu... e Stanislaëski i merr fjalёn:
- Ai do tё ishte publiku qё mё duhet mua, publiku i “virgjёr” influencohet lehtё.
- Kur do tё vini nё Itali Konstantin Sergejevic?
- Ah, sikur tё mundesha... sapo tё mbaroj pushimet e mia mё duhet tё rifilloj punёn. Mё pret shumё punё. Drejtoj disa teatro nё Moskё. Jam i impenjuar me të gjitha forcat e mia nё punё. Pёr fat kushtet e mia tё punёs janё nga mё tё mirat qё kemi. Vetё banesa ime ёshtё brenda nё teatёr. Punoj vetёm qё tё pregadis vëniet nё skenё. Nganjёherё nuk arrij tё shoh as realizimin e shfaqjeve. Ndёrkohё po punoj pёr Berberin e Seviljes.
- Ejani nё Itali Konstantin Sergejevic.... insiston Moisiu, ju jeni njё legjendё pёr aktorёt italianё...
Konstantini qesh i skuqur, sytё i shndrisin me njё vёshtrim jo komod, por ngadhёnjyes mbi tё gjithё truket, brylat, kurthet e shumtё qё ka perjetuar gjatё karrierёs e jetёs tij tё gjatё.
- Ju jeni si gjithmonё i pashёm Konstantin Sergejevic.... i thotё Aleksandri dhe i sillet tjerёve...ёshtё e vertetё, ka dy vjet qё e kam njohur. Kurdoherё dhёmbёt e bardhё me buzeqeshjen e ciltёr e humane, me shikimin intensiv e tё fortё qё shihet nёn gjyslyket qё mban mbi hundёn e dalё qё janё po tё njёjtёt. Vetёm vetullat duket se janё mё tё zbardhura...
-Eh, tani jam 71 vjeç, përgjigjet Konstantin Sergejevic, si pёr tu shfajsuar.
SHËNIM: 1.Giovanni Caviçhioli, shkrimtar italian . 1894 – 1964
Wien, 3 shtator 2013
(Në foto: Moisi ne Moske me Stanislawskin dhe aktoret e akademise se teatrit 1924)
(Në foto: Moisiu me Luice Holfic në kammer-spiele më 28 mars 1919)
(Në foto: Misiu flet me fansat që e urojnëme rastin e ditëlindjes)
(Në foto: Moisiu në Zyrih, luan për radion pjesë nga një komedi e Georg Bernard show-ut)
Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)