Mollët e Korçës mbeten stok,fermerët:
Importi nga Kosova po na falimenton

Mollët e Korçës mbeten stok,fermerët:<br />Importi nga Kosova po na falimenton
KORÇË-Fshatrat e Devollit të njohur për prodhimin e mollëve çdo sezon përballen me mungesën e tregut, çmimet e ulëta dhe kostot e pajustifikueshme te çmimit të mollës.

Për të disatin vit radhazi prodhimet bujqësore në Korçë kanë mbetur të pashitura ndërsa fermerët duket se nuk do të shmangin dot falimentimin.

Pavarësisht se çdo vit ata kanë ngritur shqetësimin për prodhimet që u mbeten stok si pasojë e mungesës së tregut apo konkurencës në çmim për prodhimet që futen nga Kosova e Maqedonia. Situata e tyre vijon të precipitojë.

Në fshatin Vranisht tonelata të tëra me mollë kanë mbetur të pashitura duke i lënë fermerët në një situatë të vështirë. Djersa e një viti punë ka mbetur e bllokuar në magazinat e tyre ndërsa shpresa se ata do të mund të shesin diçka vaket çdo ditë e më tepër.

‘’Oferta është jashtëzakonisht e ulët. Ne nuk mbulojmë dot shpenzimet. Në prodhimet e mollës kemi mbi 20 vjet’’
 
‘’ Kam rreth 100 kuinatal në shtëpi.Kemi të dëmutuara shumë. Ka shumë prodhim, çmimi është i ulët. Mezi mbulojmë shpenzimet’’,
-u shprehën fermerët. 

 
Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë Rajonale, Vullnet Gjolla shpjegon për Report TV se këtë vit po ashtu si edhe vitet e kaluara eksportet kanë ardhur në rritje dhe tregu është present, por veçantia e këtij viti qëndron në faktin se tregu i huaj kërkon mall cilësor dhe prodhim të mirë vendas.

Sipas tij importi nuk ka qenë në masë të madhe sa të bëhet shqetësim për fermerët.

‘’Ashtu siç edhe vjet që kishim 10 fishim të eksportit të mollëve, jo rritje. Por sa i përket pjesës së Devollit, figoriferët kanë rrth 60% të gjendjes që ata kanë marrë. Por edhe fermerët kanë sasi të mollës, por duhet të kemi parasysh që kanë mollë të cilësisë së dytë, ndërkohe që tregu kërkon mollë të cilësi së parë’’,-u shpreh Gjolla. 

Dhjetëra fermerë në fshatin Vranisht ngrenë alarmin se nëse prodhimet e tyre nuk do të mund të shiten falimentimi është i pashmangshëm.

[gallery]20940[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi