Monika Kryemadhi: Ja pjata
që i servira Berishës në shtëpi

Monika Kryemadhi: Ja pjata <br />që i servira Berishës në shtëpi
Monika Kryemadhi është një zonjë që sapo e takon të jep përshtypjen e një mikeshe, të cilën edhe pse mund të mos e kesh njohur kurrë , e ndien të afërt. Kjo ndjesi bëhet edhe më e fortë kur përmendet familja, fundjava dhe kuzhina. Monika rrëzon të gjithë portretin e një gruaje në karrierë dhe ngre atë të një zonje shtëpie ku i pëlqen aq shumë të jetë lidere.Flet lirshëm edhe pse për disa detaje i bën rezistencë këmbënguljes sonë për të mësuar dicka më shumë.

Pas një jave të ngarkuar si është fundjava në familjen tuaj?
Në ditët e bukura e me diell të dimrit, shkojmë në Lalz ku në përgjithësi koha është shumë e mirë, kështu që fundjava është e mbledhur në shtëpi. Fundjavat i kemi më familjare, më dietike, më pa dreka, pa darka. Kur shkojmë në Durrës, hamë me miq, në një lokal dhe Iliri bëhet në njëfarë mënyre një burrë që nuk do ta lodhë gruan. Gjatë fundjavave organizojmë dreka dhe darka me miq. Fëmijët kanë një mëngjes shumë të thjeshtë, e po ashtu edhe Iliri. Unë nuk ha mëngjes asnjëherë, vetëm kur shkoj në hotele e me sa duket është psikologjike. Fëmijët duan omëletën ose gjalpin me mjaltë, qumështin, ndërsa në verë, bukë me djathë me domate me kastravec dmth gjëra të freskëta.

Drekat apo darkat janë të ngarkuara apo në “dietë”?
Varet. Aktualisht unë jam në dietë, edhe Iliri. Por nëse organizojmë darka me miq përpiqemi që ata të mos e kuptojmë që ne jemi në dietë, dhe ne të mos e prishim atë. Eshtë pak e vështirë. Mua më pëlqen ta pij shampanjën dhe kur jam me miq e prish dietën dhe e filloj ditën tjetër.

Ftoni shpesh miq në shtëpinë tuaj?
Gjithmonë ka njerëz në shtëpinë tonë. Tani në dimër, në dhomën e pritjes, ne kemi një oxhak me dru dhe aty piqet pastërma pa fund dhe pihet raki. Bëhet një rrëmujë, me blozën e pastërmasë dhe pasi ikin njerëzit të duhet një orë të pastrosh, të lash dhomën dhe ta ajrosësh nga tymi i pastërmasë së pjekur në prushin e oxhakut. Shpesh hamë si adoleshentët. Jemi me miq dhe nuk do të ulesh në tavolinë dhe bëhet një pjatancë e madhe me makarona të ndryshme dhe njerëzit duke bërë muhabet marrin cfarë duan… ose psh, nëse I shkon mendja ndonjërit bëjmë vezë të skuqura me bukë të thekur. Dhe nuk lëvizim nga kolltuqet. Hamë aty, shohim televizor ose ndonjë ndeshje futbolli.

Kush udhëheq në kuzhinë në darkat masive?
Në kuzhinë jam vetë ali vetë kadi. Vajzat më ndihmojnë tani nga pak, për të shtruar tavolinën, por kanë filluar të gatuajnë për veten e tyre, që është një lloj pozitiviteti, qe do të thotë se do të kenë dëshirë për të gatuar.

Në darkat zyrtare si përgatitet menyja?
Varet sipas dëshirës dhe sipas njerëzve. Në shumicën e rasteve për darka zyrtare unë gatuaj vetë sepse kjo është edhe një nga arsyet që i ke ftuar në shtëpi. Një menu që e bëj unë në dimër supa e kungullit, sallata, mishin që e bëj rosto, jo vetëm me zarzavate në furrë por edhe me kumbulla e fara pishe, e shoqëroj me oriz bismati, mund të bëj gjel deti me përshesh me arra ne mes dhe nenexhik gjatë periudhëssë vitit të ri, kur kemi të huaj bëjmë byrek apo gjellë tradicionale dibrane apo të skraparit, sic është përsheshi me pulë apo mishi I qengjit me përshesh. Ndërsa kur kemi të huaj përdor edhe mishin e gicit, të pjekur me verë dhe vaj ulliri. Rosto me kumbulla është bërë e famshme nga darka me kryeministrin Berisha (Qesh.). Mua më pëlqen edhe vetë në fakt, më pëlqen shumë ajo salca që bëhet. Në fakt mua si recetë ma ka mësuar Entela Peza, nusja e Dash Pezës, kam qenë njëherë për darkë tek ajo para shumë vitesh dhe ma ka treguar. Më pëlqeu mua vetë, por ndërkohë edhe mishi i gicit i pjekur në furrë me vaj ulliri dhe i shuar me verë here pas herë është i mrekullueshëm, por mishi i vicit është më i gjendshëm në familje.
Shumë rrallë gjen mish gici të mirë, të freksët, të njomë,.. dmth duhet të dish ta zgjedhësh, ndërsa mishin e vicit unë e marr në dy kofsha që i ruaj sepse edhe nga ana ekonomike i bie më lirë. Edhe qoftet i bëj shumë të mira.

E pëlqeu kryeministri roston me kumbulla?
Unë nuk e di. Duhet pyetur vetë ai, por unë nuk do të kisha dëshirë të vazhdoja këtë bisedë, sepse është një gjë personale. Unë nuk jam e autorizuar për të folur për këtë, takoni Ilirin dhe pyeteni atë.

Si e kuptoni kur gatimi është pëlqyer?
Unë përgjithësi gatuaj shumë nëse jemi katër gatuaj për tetë, që të jetë. Qëllon që shtohet ndonjë tjetër në tavolinë, kështu që bëj më tepër. Shumë rrallë më ka mbetur pa u konsumuar ushqimi. Ka qenë gatimi për 10 veta, kemi qenë 4 , por është konsumuar i gjithi. Ky është treguesi i parë. Kam një zakon që të ftuarëve u them gjithmonë cfarë kam gatuar që të mos ngopen me pjatën e parë. Nuk vë shumë bukë në tavolinë. Mua më pëlqen buka, e ha shumë, por nuk vë, por e mbaj gati që nëse gjej ndonjë bukëngrënës si puna ime, të bashkohem me të. Përvec librave që blej në I Tune, kam blerë disa libra për sloëcooker, për gatimet e ngadalta, për mishrat e ndryshëm, në variante të ndryshme për të mësuar por nuk kam pasur kohë. Nga vera filloj t’I konsumoj si receta që pastaj t’i bëj për dimrin tjetër. Në verë pra eksperimentoj.
Për shembull të gjitha ëmbëlsirat e librit që ka bërë Sadije Berisha, unë i kam gatuar. Të gjitha dhe janë të mrekullueshme, shumë të mira dhe shumë të thjeshta. I kam gatuar vjet në verë nga një në ditë.Nuk i hanim të gjitha ne, por i shpërndanim dhe sigurisht kemi përzgjedhur disa që i përshtaten shijeve tona.
Ushqimi më i preferuar
Iliri pëlqen jashtëzakonisht shumë byrekun. Ne kur bëjmë byrek bëjmë katër, një me qepë e me mish, një mepresh, një me vezë e me djathë, një me spinaq. Bora e do me mish të grirë, djali dhe vajza e duan me vezë e djathë, unë me spinaq, ndërsa Iliri me presh.

Cfarë është gatimi për ju?
Gatimi është si një lloj detyre e përditshme, të është mësuar dora, mënyra si funksionon, sirtarët që hapen në mënyrë të verbërt, është si një lloj tualeti I përditshëm që u bënvetes. Kurfillon të bësh receta interesante atëherë është kthyer në një lloj arti, por në përgjithësi këtë gjë e kam më të organizuar në verë. Dhe e filloj që në mëngjes ditën me gatimet pa dalë fare nga shtëpia. Gatimin e kam edhe si një lloj antistresi, relaksi, terapie. Më duket vetja shumë e rëndësishme kur të gjithë presin të hanë nga dora ime, që nga vajzat të cilat bëhen gjithmonë pjesë e lojës.

(Shkrimi është botuar sot në suplementin “Fundjava” të gazetës “Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane