Monika Kryemadhi ka manipuluar numrin e anëtarëve të LSI? Një dokument dhe disa zhvillime që ngrenë dyshime të forta

Monika Kryemadhi ka manipuluar numrin e anëtarëve të LSI? Një dokument dhe disa zhvillime që ngrenë dyshime të forta

Monika Kryemadhi

Zgjedhjet pa rivalitet për të rikonfirmuar në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reflektojnë dyshime të forta për një manipulim të mundshëm të numrit të pjesëmarrësve në votime. Teksa për fituesin nuk pritej ndonjë surprizë, vëmendja ishte fokusuar vetëm tek shifra anëtarëve që do votonin kandidatin e vetëm, meqenëse sondazhet e viteve të fundit flasin për një rrudhje të LSI-së deri në 1 për qind. Zyrtarisht, përfaqësues të LSI kanë deklaruar se kanë votuar 46 mijë anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë në total. LSI pretendon se ka rreth 55 mijë anëtarë në total.

Ndërkaq, në vitin 2012, Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar 36 mijë anëtarë në total. Numri i anëtarëve u raportua gjatë zgjedhjeve për kreun e LSI, ku garonin Ilir Meta dhe Luan Rama, ku morën pjesë 31,422 anëtarë ose 86%. Në vitin 2016, sipas një raporti “demokracia e brendshme në partitë shqiptare”, LSI ka deklaruar se kishte deklaruar 50300 anëtarë, pra që anëtarësia e saj ishte rritur në 4 vite me 14 mijë, ose me 3.5 mijë në vit.

Dyshimet për një manipulim të numrit të anëtarëve shfaqen bazuar në një raport zyrtar i administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vitin 2019, mbi auditimin e pasqyrave financiare të LSI-së për vitin 2018, në këtë raport, thuhet se në regjistrat e LSI, në vitin 2018, ishin rreth 50 mijë anëtarë. Ky është raporti i vetëm që flet për numrin e anëtarëve të kësaj partie.

Si ka mundësi që nga viti 2012 deri në vitin 2016 numri i anëtarëve është rritur me 14 mijë, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2018, nuk ka ndryshuar?!

Edhe numri 50 mijë nuk mund të jetë real, pasi një pjesë e anëtarësisë së partive politike në Shqipëri është fiktive, për shkak të lëvizjes së disa anëtarëve nga një parti në një tjetër. Për këtë arsye, PD dhe PS herë pas herë ndërmarrin kontrolle për evidentimin dhe çregjistrimin e anëtarëve fiktivë.

Ndërkaq, në vitin 2018 deri në vitin 2019, ndodhi një fenomen i befasishëm: Qindra anëtarë dhe përfaqësues vendorë braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Rrjedhjet në LSI nisën pas afrimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike.

Ikjet masive nga LSI u reflektuan edhe në sondazhe. Disa sondazhe të publikuara nga Report Tv, nën kujdesin e Roberto Baldassarit, në prill 2020, LSI rezultonte me një rënie nga 2-4 %. Ndërkaq, sipas një sondazhi të zhvilluar fund muaj shator Eduard Zaloshnja, për revistën Folloë Business Albania me 2200 të anketuar, LSI-në do ta votonin vetëm 3 %.

Si mundet që numri i anëtarësisë së LSI të jetë shtuar me 5 mijë që nga viti 2018, ku nisi edhe ‘eksodi’ më i madh që nga themelimi i saj?! Këto paradokse në shifra krijojnë dyshime të forta për një manipulim të numrit të anëtarësisë së LSI, në kuadër të propagandës politike, ku kryetarja e LSI saj pretendon se do fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Raporti i auditimit të LSI ku pasqyrohet numri i anëtarëve në vitin 2018

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 28/11/2020 16:04

    O ty jarebi te rafte panuklla tek kryqet e thyera dhe tek vrimat e hindes se frikeshme moj doktoresha horoskopike babaxhike

    Përgjigju
  • tosi: 28/11/2020 15:56

    Po Nafije dybeku i babaxhikes ka ikur per lesh dhije. Perkrahja eshte 0.01% , urrejtja per gruan me kryqe te thyera dhe vrimat e hundes te frikeshme si hunde luani, gruaja me gojepiset e planetit eshte 99.99%.Shkofsh ne ferr moj sharebajge jarebi se fare e keqe paske qene moj Nafije fallxhorja moj tu mbyllte e mendjes.

    Përgjigju
  • Kavidhe: 28/11/2020 13:28

    Ja vlen Mona! Edhe po te manipuloj dafllakun e ka bio.Shije pa fund.

    Përgjigju
    • O tej: 28/11/2020 13:41

      Na jep nr tr. tefonit?

  • IL POPOLO ALBANESE: 28/11/2020 12:45

    Si presidenti i Zimbabves, me 15000 zgjedhes, fitoj zgjedhjet me 250000 vota. Edhe duan pushtet keta plehra. Po te mbajn fort bythlepiresit partiak se populli si do ti shikoje bojen fare.

    Përgjigju
  • Arjan: 28/11/2020 10:32

    Silikon nga jashte e piset nga brenda , jo te denjë per rolin qe kane, burre e grua

    Përgjigju
  • Mir kaushi: 28/11/2020 10:32

    Surprised face pikachu

    Përgjigju
  • lexues: 28/11/2020 09:56

    kjo lsi eshte fare e keqe, po edhe ju germoni si Tarja per te gjet qenin e ngordhur. po kujt i intereson sa lsi-sta ka apo pd-ista apo ps-ista. ne si njerez na intereson a kemi lek ne xhep dhe a do kemi ilace per keto pandemirat.

    Përgjigju
  • Arbëri: 28/11/2020 09:29

    Kjo do fitoi t’imin

    Përgjigju
    • i joti: 28/11/2020 17:15

      obobo o shoku...mjer ti se po fitoi tatin mjer ti se do ta mjeli mir se esht e uritur ajo se likja nuk ja jep se i vjen peshtir.por do te ngordhi se aq e uritur eshte.rip shoku hahahaha

  • TA RRRAS LALA: 28/11/2020 09:01

    PARTIA E DEGJENERUAR LESH E DHIS KSAJ RADHE DO TA SHIKOJ SE SA I VLEN LËKURA ME 25 PRILL. KJO PARTI E FAMILJES MĒ PISE BUR E GRUA JAN NJËRZIT MË TË URYER TË KOMBIT SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat