Mori komandën, trajneri i Egnatias: Kundër Vllaznisë ishte një finale e vogël! Brdaric: S'u shpërblyem për atë që dhamë në fushë

Egnatia kampione në fuqi është rikthyer të marrë komandën e Superligës pas javës së 22. Rrogozhinasit mposhtën 0-2 Vllazninë në supersfidën e kampionatit shqiptar dhe njëkohësisht përfituan nga ndalesa e Partizanit dhe Dinamos.

“Shumë i gëzuar për fitoren sepse ishte një mini ‘final-four’. Mendoj që ishte një fitore e vuajtur, sepse ishte përgatitur disi ndryshe sot për ta pritur Vllazninë në mbrojtje. Kjo sepse Vllaznia ndeshjet e fundit ka qenë shumë e ngjeshur në mbrojtje për të krijuar kundërsulme në portën e kundërshtarit,"-u shpreh Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Egnatia në të njëjtën kohë është edhe skuadra më aktive në merkaton e janarit, duke afruar disa emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

“Është rikthyer grupi i para dy viteve që ne e patëm ndërtuar nga fillimi. Është rikthyer Fernando dhe Alen Sherrin e ka zëvendësuar Dajsanini. Mendoj kemi marrë edhe një kualitet si Guindo, por duhet edhe pak kohë. Jemi të plotë për të përballuar të dy kompeticionet,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Humbja shkaktoi mërzit te Vllaznia jo vetëm se ikën 3 pikë, por edhe sepse erdhi nga një rival i drejtpërdrejtë për kampionatin. Në të njëjtën kohë kjo ndodhi në Loro Boriçi.

“Nuk më pëlqen rezultati sepse në karahasim me atë që dham në fushë dhe asaj që morëm nuk ishte në balancë. Merituam më shumë,”-deklaroi Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Po të dielën Laçi fitoi 1-2 kundër Elbasanit, ndërsa këtë javë ranë sy triumfet e skuadrave që luftojnë për mbijetesë. Tirana u rikthye te fitoret pas 67 ditësh, pasi mposhti 0-3 Bylisin, ndërsa Skënderbeu mposhti 2-1 Teutën. Referuar tabelës së klasifikimit dallohet që 4 skuadrat e para, të cilat shkojnë edhe në ‘final-four’, kanë krijuar një distancë sigurie me skuadrat e tjera.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq