Jo më vetëm denoncim publik. Qeveria shqiptare ka kaluar në masa konkretë kundër ndërhyrjes së shtetit teokratik të Iranit në protestat para Kryeministrisë në Tiranë.

Ikballe Huduti, një shtetase nga Kosova, e lidhur ngushtë më regjimin iranian është shpallur zyrtarisht person “non grata” në Shqipëri. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, shteti shqiptar ia ndalon për plot 15 vite hyrjen në territor Ikballe Hudutit.

Motivi i këtij vendimi, bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike Urdhri i Ministrit të Brendshëm i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit.

Ikballe Huduti njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri, ndërsa shpesh javët e fundit ka postuar edhe foto e video teksa merr pjesë në protestën para Kryeministrisë në Tiranë.

Më herët ishte Kryeministri Rama i cili, teksa postoi një foto të saj në protestë dhe një tjetër me ish-presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad, shkroi se Huduti predikon urrejtje dhe kërkon hakmarrje ndaj SHBA-ve.

“Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, tha Rama.

Influencat e huaja dhe paraja e huaj në protestë po e dëmtojnë vendin shkroi  Rama, teksa në një tjetër postim publikoi videon e disa të rinjve me origjinë nga Irani që shprehen se kanë ardhur për të mbështetur protestuesit shqiptarë në protestën kundër qeverisë së tij.

“Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”, tha Rama.

Në reagimet e fundit, Kryeministri Edi Rama, të cilit i drejtohet kërkesa për dorëheqje, prej gati një muaji tashmë, thotë se nuk do të largohet. E këtë, e mbështet në misionin që Partia Socialiste që i drejton, ka për ta anëtarësuar Shqipërinë në familjen evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
VIDEO/ Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh

Disa turiste me origjinë nga Irani i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij një moment kur të rejat deklarojnë se kanë ardhur në Shqipëri për tu solidarizuar me qytetarët.

Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”.

Postimi i Edi Ramës

Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë

Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës

Rama i ka mëshuar faktit se protestat në Tiranë, që morën indicie nga investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, janë nën influencën e propagandave të huaja, kryesisht nga Irani, Serbia e Greqia.

Së fundmi shteti shqiptar kanë shpallur si ‘person të padëshiruar’ për 15 vite Ikballe Huduti Berisha, e cila njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.

Ndërkohë 3 ditë më parë, leximi i kërkesave të qytetarëve drejtuar Ramës e qeverisë, iu besua Dritan Goxhajt, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për regjimin iranian.

Ora 15:44
U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, reagon Ikballe Huduti: S'kam humbur asnjë, vetëm frikën ndaj zullumqarëve

Ikballe Huduti Berisha ka reaguar në rrjete sociale pasi u shpall ‘person i padëshiruar’ për 15 vite në Shqipëri me urdhër të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Ajo shkruan se shpirtin dhe jetën ia ka dhënë atij që ia ka falur, duke iu referuar Zotit ndërsa shton se poshtërimeve që i janë bërë nga zullumqarët në këtë vend, u ka ardhur fundi, qofshin pushtetarë apo fetarë.

Reagimi i Ikballe Huduti Berisha

Një përgjigjje jo për Ministrin Llamallari por për një vëlla të shqetësuar që më dërgoji këtë lajm në ëhat's app.

Paqe për ty Vëlla.

Po e di, vëlla i nderuar, e lexova këtë shkrim. S'kam çfarë të humb, sepse moti i kam humbur ato gjëra që zullumqarët mendojnë se unë kam vuajtur për to.

Krejt çka kam humbur është frika ndaj zullumqarëve, asgjë tjetër, sepse edhe shpirtin, edhe jetën, edhe zemrën time moti ia kam falur Dikujt që m'i ka falur.

Kam "humbur" nga kjo botë e "bukur" çdo të mirë, që nga dita kur e ngrita zërin kundër padrejtësisë në emër të lirisë humane dhe njerëzillëkut. U shkurorëzova nga kjo botë që nga dita kur e lexova poemën "Qerbelaja" të Naim Frashërit.

Jeta ime nuk do të kishte vlerë në këtë vend të shqiptarisë nëse unë nuk e kryej misionin tim, që ngjason me misionin e shehidëve të Qerbelasë.

Mjaft më me poshtërimet që më janë bërë nga zullumqarët e vendit tim, qoftë nga pushtetarët apo fetarët.

Më e mirë për mua është një vdekje me vlera dinjitoze sesa një jetë me poshtërime.

Të kam në dua, vëlla, edhe ju më keni në dua në këtë ditë të Ashuras. Kam nevojë për lutjet e secilit që dëgjon për padrejtësitë që më bëhen në këtë jetë. See less

Ora 10:54
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama nxjerr foton e Ikballe Hudutit me ish-presidentin iranian: Predikon urrejtje dhe thërret për kryengritje ndaj qeverisë

TIRANË- Në vazhdë të reagimeve për protestën në Tiranë dhe qëndrimeve të tij se janë kurdisur nga influenca të huaja, përfshirë Iranin, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të Ikballe Hudutit në tubim, një figurë televizive e njohur për simpatinë për regjimin e Iranit. Kryeministri shkruan se nuk ka asgjë me protestuesit, por me ata që e kanë shndërruar protestën nga një kauzë për mbrojtjen e natyrës në një tribunë për interesa të tjera politike dhe të financuara nga jashtë.

Në postimin e tij, Rama thotë se Hudutin në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Ai po ashtu ka publikuar një foto të saj me presidentin e asaj kohe Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e cilëson si "kryeshërbëtorin famëkeq të ajatollahëve".

“Mos u merr me protestuesit…

Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër

Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruan Rama.

Ikballe Huditi është e njohur për simpatinë publike për teokracinë islamiste në Teheran dhe ishte arrestuar për deklarata të saja të pamatura në shtytje të veprave terroriste.

Ikballe Huduti dhe ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad

 

Ikballe Huduti në protestë