Moti premton të jetë i qëndrueshëm, dita e mërkurë rritje të temperaturave

TIRANË - Vendi ynë u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne me mot të kthjellët. Meteorologja  Adiola Bami tregon për Report Tv se nesër dhe në ditët në vazhdim do të ketë rritje temperaturash, të cilat në zonat malore do të shkojnë deri në 16 gradë Celcius, ndërsa në bregdet dhe në të gjithë ultësirat, temperaturat do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius.

Ky lajm është mjaft i mirë, meqenëse ekspertët e mjekësisë theksojnë se rritja e temperaturave ul përhapjen në masë të koronavirusit, i cili tashmë ka prekur të gjithë botën.  

‘Aktualisht moti është i kthjellët për pjesën më të madhe të territorit. Vetëm zonat juglindore kanë vranësira të shpeshta, të cilat gradualisht gjatë pasdites do të largohen dhe në të gjithë territorin do të kemi mot të kthjellët. Po ashtu e marta dhe e gjithë java do të paraqitet me mot të kthjellët, pavarësisht se herë pas here do të ketë edhe shtim të vranësirave duke na sjellë ndonjë reshje të izoluar, pas mes javës. Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi do të jetë i freskët. Ndërsa pasditja është 3-4 gradë më shumë sesa vlerat normale. Ndërsa parashikojmë nga dita e mërkurë se do të ketë rritje të temperaturave, duke bërë që në zonat malore të ketë një rritje temperaturash në 16 gradë. Ndërsa në bregdet si dhe në të gjithë ultësirat temperaturat do të jenë në vlera normale mbi 20 gradë. Moti do të jetë i qëndrueshëm, me diell thuajse gjatë gjithë javës’, tha meterologia Adiola Bami.  

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë