Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar një shtetas kosovar i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritete belge. I arrestuari është 40 vjeçari Ibrahim Rama, lindur dhe banues në Vushtri-Kosovë.

Sipas policisë, autoritetet e Policisë Belge, më datë 29.10.2015, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprat penale ’’Pjesëmarrje në organizatë/grupe kriminale” dhe “Grabitje me armë’’.

Pas arrestimit Ibrahim Rama u dorëzua në ambientet e DPQ Kukës. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)