Aktorja Monika Lubonja është surprizuar mbrëmjen e të martës nga vëllai i madh, i cili i ka dërguar në shtëpinë e BBV tre djem enkas për të. Ata kishin shkuar për ta masazhuar aktoren në një ambient të improvizuar në dhomën e surprizave.

Kërkesa ishte bërë nga vetë aktorja, e cila u shpreh shumë e lumtur për këtë surprizë.

 “Uaau, uaau. Më falni përshëndetje gati”, ishin këto fjalët e para të Monikës kur u fut në dhomën e surprizave dhe u shtri direkt në “krevat”.

“Do ma hiqni trëndafilin? A okej ta vesh këtë? Ah moj Arbana punë e vështirë kjo”, dëgjohet Monika.

 “Se jam bërë shumë elegante këto 3 muaj këtu, jam shumë në formë se jam problematike në ushqim. Unë kisha kërkuar edhe një fizipterapist, moj mos janë balerinë këta Arbana? Mos do më ngrejnë peshë këtu? Atëherë cuna si veprohet në këto raste të shtrihem këtu?”, thotë Monika.

“O Zot nuk më besohet”, tha Arbana duke qeshur dhe vuri duart në kokë ndërsa Monika vazhdoi të shijonte mbrëmjen dhe falenderoi për këtë surprizë.