Mos harroni çadrat dhe vishuni mirë! Parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat dhe vishuni mirë! Parashikimi i motit për këtë javë

Tirane- Dielli i sotëm në Tiranë, nesë do i lërë vendin shiut.

Kjo javë do të jetë e karakterizuar me reshje shiu parashikon ekspertja e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) Anira Gjoni për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv.

E ndërsa e marta do të ketë reshje shiu të dobëta, të mërkurën nuk do të ketë reshje por të enjten parashikohet një rikthim të reshjeve me intensitet mesatar që do të përfshijnë gjithë vendin.

Ndërsa në zonën e veriut dhe qendër reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.
Nga kushte të paqëndrueshme atmosferike do të përfshihet edhe dita e Premte.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje përsëri reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ngrohta jugore pritet një rritje e temperaturave në mesjavë si dhe përsëri rënie e tyre duke filluar nga dita e Premte dhe kryesisht fundjavën e ardhshme.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?