Banorë të 4 zonave të Tiranës në protestë para Kryeministrisë, fëmijët prekin me thirrjet: Xhaxhi Edi mos na i prish shtëpitë! Qytetarët: 2 ditë afat qeverisë për zgjidhje, pastaj grevë urie

TIRANË- ‘Mos na dëboni nga shtëpitë tona’, ‘Duam çmim tregu për shtëpitë tona’, me këto parulla banorët e katër zonave në Tiranë u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë. Për 1 orë e 43 minuta banorët e ‘5 majit’, ‘Laprakës’, ‘Paskuqanit’ dhe të ‘Kombinatit’ protestuan, madje i dhanë dy ditë ultimatum qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate. Në të kundërt, banorët paralajmëruan grevë urie pranë kryeministrisë.

“Të martën afati i fundit për të marrë zgjidhje, keni dy ditë kohë afat që t’i jepni një zgjidhje, në të kundërt grevë urie”, tha një protestues.

Për një moment protesta u udhëhoq nga fëmijët e këtyre zonave, të cilët me lot në sy patën një thirrje të veçantë për Ramën, duke i kërkuar atij që të mos ua prishin shtëpitë pasi prindërit nuk kanë mundësi të ndërtojnë të reja. Por pengu më i madh i fëmijëve, mbeten kujtimet që do t’i humbin me prishjen e shtëpive.

"O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxhi Edi", tha një prej fëmijëve. 

Banorët e zonës e së ‘Laprakës’ dhe ‘Paskuqanit’ kanë dalë në protestë pasi janë njoftuar që në zonën e tyre do të kalojë një pjesë e projektit të ‘Unazës së Madhe’. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se nuk kanë marrë ende një njoftim se kur do u prishen banesat, por vetëm iu është vendosur kryqi i kuq, që do të preken nga rikualifikimi urban i zonës.

Banorët ngrenë një akuzë kundrejt Aluizmit, ata thonë se ky institucion ua ka hequr shtëpitë nga procesi i legalizimit që kur është marrë njoftimi se do kalojë projekti i ‘Unazës së Madhe’.

“Ne nuk jemi njoftuar fare, kanë ardhur e kanë sjellë letrën për prishjen e objektit dhe na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit. Ku do strehohemi? E kemi futur, por na kanë nxjerrë nga procesi i legalizimit, nuk na i legalizojnë”, tha një banor i ‘Paskuqanit’.  

“Në proces legalizimi, por Aluizmi na ka kthyer dokumente. Në moment të fundit, para dy tre muajsh kam marrë vesh që gjurma bie brenda shtëpisë. Tre muajt e fundit ka ardhur një projekt që bie mes për mes shtëpive tona. Nuk ka transparencë. Neve jemi banorët e Paskuqanit, na kap Bashkia Kamzë. Asnjë transparencë as nga shtëpia Kamzë as nga Bashkia Tiranë”, tha një tjetër banor nga ‘Paskuqani’.

“Katër persona, 80 metër katror, shtëpia është në proces legalizmi. Po na prishin shtëpitë, ku do shkojmë? Asnjë nuk dimë, asgjë nuk na kanë thënë. Na është vënë vetëm kryqi i kuq tek dera e shtëpisë”, thekson një tjetër banore e ‘Paskuqanit’.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe banorët e Kombinatit, të cilët thonë se nuk duan që këtyre banorëve t’iu përsëritet e njëjta situatë.

“Në Kombinat nuk është bërë asnjë pallat. Ajo që na gjeti ne që na nxorën jashtë, mos t’iu ndodhë edhe këtyre, Në Kombinat i kanë shembur pallate të padëmtuara. Aty ku jetoj unë jam në proces gjyqësor se pallati nuk ka asnjë dëmtim. Dyshja Rama-Veliaj duan të rrëmbejnë truallin tonë. Në Kombinat nuk është ndërtuar asnjë banesë”, u shpreh protestuesi nga ‘Kombinati’.

Banorëve të ‘5 Majit’ u është thënë që në datën 22 do të vijojë shembja e banesave. Ata thonë se kontrata e Bashkisë nuk është sipas ligjit dhe i bëjnë thirrje Veliajt që t’iu garantojë atyre se do marrin shtëpi dhe se do të përfitojnë të njëjtët metra katrorë që kanë aktualisht.

“Ka datën 22 shkurt, do rrimë brenda, pa firmos marrëveshjen në bazë të ligjit. Bashkia na ka sjell një letër, na ka thënë dorëzo pronën, hajde firmos, po ta japim më vonë. Ne nuk kemi besim. Ne duam të dimë kur do marrim pronën, sa do marrim. Kur do na i japin? Këtu nuk është bërë as dëgjese publike, nuk na është treguar as projekti.

“Data përfundimtare është 22 shkurt. Jo për të vetmen arsye se unë jam konsultuar ehe me juristë për këtë çështje, më kanë thënë që kjo është një kat marrëveshje të njëanshme, që bashkia nuk ka ardhur me u marr vesh me ne. I ka vendos çmimet sipas qejfit, nëse ka marrëveshje duhet të merrem i vesh dy palë, jo që ti të më detyrosh të dal nga shtëpia me këto kushte. Ti duhet të më sigurosh që ajo pronë do më rikthehet në këtë muaj. Ne nuk jemi kundër zhvillimit, sidomos ajo zonë që është lënë qëllimisht në atë zonë. Unë kam dy fëmijë të vegjël, kjo kauzë nuk duhet të transmetohet tek fëmijët, vetë do jem aty në ballë përpara derës time. Do bëni rezistencë? Absolutisht që po”, thanë banorët e ‘5 Majit’.

Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Gjesti prekës i policit gjatë protestës para kryeministrisë, puth në faqe fëmijën që do i shembet shtëpia (VIDEO)

 

Protestës përpara kryeministrisë iu bashkuan edhe fëmijët. Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë. Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

 

Ora 14:07
Nënë Liza i përgjigjet Veliajt: Unë nuk kam marrë shtëpi, ta firmosë kontratën i pari kryebashkiaku

Liza Marku, që u kthye në simbolin e protestës së ‘5 Majit’ i është përgjigjur Bashkisë Tiranë, e cila deklaroi pak ditë më parë se Nënë Liza do të përfitojë 356 m2 banesë me hipotekë. E pyetur nga Report Tv, Nënë Liza tha se deri më tani nuk ka marrë asgjë, teksa theksoi se nuk do e firmosë kontratën derisa ta firmosë kryebashkikau Erion Veliaj i pari.

“Unë kam ardhur prapë sepse shtëpia më është shembur me forcë, 1300 policë kanë ardhur. Këta thonë  e ke marrë shtëpinë. Unë s’kam firmos kontratë, se kam marrë. Kur ta firmos kryetari i Bashkisë atëherë jam dakord. Unë kam qenë mbrëmë 18 me 9 tensioni mezi kam dal këtu. Ku po jeton? Rrugëve”, u shpreh nëna Liza pwr Report Tv.

Ora 13:37
Tetraplegjikja Enjola Duraku në protestën para Kryeministrisë: Unë kërkova rrugë se nuk ecja dot, ata më prishin shtëpitë

 

Enjola Duraku, një vajzë me aftësi të kufizuara, ishte në protestën e sotme para Kryeministrisë të banorëve që u rrezikohen shtëpitë për prishje nga ndërtimi i Unazës së Madhe dhe rikualifikimi urban. Ajo kishte një mesazh për autoritetet qeveritare.

"Kam kërkuar të drejtën time për rrugën mijëra e mijëra herë dhe një zgjidhje nuk më është dhënë. Nuk më jep zgjidhje për rrugën dhe tani më prish shtëpinë. Ku do të më çojnë mua vëllezërit e mi? Nëse Edi Rama e ka ndarë mendjen të vijë dhe të më mbysë le ta bëjë. Shteti nuk më ka dhënë as shkollë, asnjë gjë dhe tani shtëpinë do të ma prishë! Turp të keni", tha ajo.

Ora 13:26
Fëmijët protestojnë me lot në sy para Kryeministrisë: Nuk duam të na prishet shtëpia, kemi gjithë kujtimet

Xhensila Mazerku, 10 vjeç dhe Ledina Dedndreaj, 9 vjeç, me lot në sy kanë dalë sot përpara kryeministrisë për të protestuar kundër prishjes së banesave në zonën e Laprakës.

“Po qaj sepse o na prishin shtëpiat, e ka ndërtuar gjyshi dhe ka vdekur. 9 vjeçe. Gjërat më të rëndësishme që kam pasur aty. Po i kam dëgjuar. Nuk dua të prishet shtëpia, nuk dua sepse kam jetuar gjithmonë në atë shtëpi”, u shpreh Ledina Dedndreaj, 9 vjeç.

“Gjithë fëmijërinë sepse aty kam lindur dhe kam jetuar, po qaj se po ma prishin shtëpitë”, tha Xhensila Mazreku, 10 vjeç.

Ora 12:52
VIDEOLAJM/ 6-vjeçari nga Lapraka që 'drejton' protestën para Kryeministrisë, bashkëmoshatarëve: Hajdeni, mblidhuni! Të flasim

 

David Marku, 6 vjeç, ishte protagonisti i protestës së sotme para Kryeministrisë të mbajtur nga banorë të 4 lagjeve të Tiranës në mbrojtje të banesave të tyre që pritet të prishën nga autoritetit.

Fillimisht ai foli për mediat duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama.

"O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxhi Edi. Xhaxhi di mos na i prish shtëpia të lutem shumë ne mezi i kemi bërë, s’kemi më shtëpi të tjera", tha ai.

Më pas Davidi i ftoi të gjithë fëmijët e tjerë në protestë të mblidhen dhe të ngrinin edhe ata zërin e tyre.

"Ne s'kemi më shtëpi të tjera.  Mblidhuni këtu grup, hajdeni shpejt! Të gjithë duhet të flasim diçka. Të thërrasim xhaxhin Edin", i porosiste 6 vjeçari fëmijët e tjerë në në protestë, duke i prekur të gjithë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nami Frasheri: 07/02/2022 09:23

    He mo nene Liza, si eshte kur te marrin pronen me dhune? Shko prap zapto ku te duash e sa te duash, tani e di cfare te pret.

    Përgjigju
  • Xha Barka: 07/02/2022 09:18

    O njerez mos i ngaterroni gjerat. Nje padrejtesi eshte kjo qe po ndodh. Konsiderohet "shtetezim per interes publik" nje gje qe nuk eshte e tille. Kjo eshte thjeshte truku i rradhes qe qeveria po mbush xhepat ne menyre te tmerrshme. Nuk mund te futet qeveria edhe ketu ndermjetes midis pronareve(te sotem,me dokumenta te rregullta qe i ka dhene vete shteti) dhe ndertuesve/zhvilluesve. Shteti duhet te vere rregulla per zhvillimin e rregullimin e zones, por jo te marre me dhune pronen. Me detyrim merret prona, vetem ne rast te veprave publike(parqe, rruge, shkolla, vepra infrastrukturore ne pergjithesi). Ketu flasim per rregullim dhe ndertim/zhvillim! Te dini dhe faktin qe nqs bashkia nxjerr fitim, NUK duhet veper publike. Nuk mund te konsiderohet veper publike pra te justifikohet shpronesimi, qe shteti ose bashkia te nxjerrin fitim! Kete e beri komunizmi, ia mori te gjitha te gjitheve. Mund te konsiderohet e rregullt??? Problemi tjeter eshte qe ne gjithe kete mesele, pronari legjitim, ai te cilit u morr prona viteve 40-50 jo apartament apo nuk merr absolutisht asgje! Mire keta qe protestojne dhe qajne, por para ketyre jane ata te tjeret. Ata jane me pronare se keta. Problemi ka qene e mbetet strategjia e shtetit shqiptar, qe ne vend te ndreq problemet, po i shton. Nuk kemi per te shpetuar as per 100 vjet. Secili duhet te marre ate qe i takon. Shteti nuk mund te fus hundet ne cdo gje.

    Përgjigju
  • Naku: 07/02/2022 08:02

    Pse ne greve. Mund te shkoni ne gjykate per te apeluar vendimin per prishjen. Pervecse e drejta e prones eshte e garantuar nga konventa baze per te drejtat e njeriut, por edhe kushtetuta.

    Përgjigju
  • Aaa: 07/02/2022 07:47

    Lizë, shko qaqe në Mirditë, se qaqe a veni jot ene ke edhe shpinë! Blej 10 krenë dhi e ba jeten qi ke ba gjithmonë. Kollaj me zanë tokat atyne që i kanë ble me napolona ari.

    Përgjigju
  • Paul: 07/02/2022 07:47

    O arberi me mire serb se malok...

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/02/2022 07:45

    MALOKET JANE FATKEQESIA QE I KA RENE POPULLIT SHQIPTAR, ,, C'DO DITE KJO THENIE QE MA THA NJE SHOKU IM,,,BEHET E VERTETE....

    Përgjigju
  • Iris: 07/02/2022 00:30

    Mos u cuditni qe keto DRANET manipulojne e vene femijet perpara si kope lopesh per qellimet e tyre.Kam pare nje here nje dokumentar ,ku si rast ekstrem ne pajtimin e gjaqeve, tregohej venia e djepit me foshnje para pragut te shtepise se viktimes dhe gjaku quhej i falur nese kryefamiljari i shtepise se viktimes merrte djepin me foshnje brenda.Sa per kujtimet qe pretendojne se kane keta femije,edhe une kisha kujtime te shtepia ku kalova femijerine e pare,por erdhi nje dite zyrtari i xhaxhit Enver dhe urdheroi familjen time dhe disa familje te tjera te largoheshin,se do t'i merrte shteti e t'i bente zyra.Nuk u quravita si ju,po shkuam ne pallat ku na caktoi shteti dhe ruajta me vete kujtimet dhe fotot.Keta femije duhet te mesohen se progresi nuk nderpritet dhe se per shkeljet,krimin dhe vjedhjen heret a vone do paguash shtrenjte.Le t'i pyesin prinderit e gjysherit qe ndertuan aty,kishin leje?Po tokat i blene,apo i trasheguan?Dhe sa per/UNE/ketu poshte,po perseris nje histori te nje komshijes sime,e kam treguar dhe me pare ne nje koment te meparshem:Te paret e komshijes sime erdhen nga Mati ne kohen e Zogut dhe ndryshe nga te gjithe keta qe protestojne sot,blene toke ullishte ne Sauk,nuk e /xune/si keta.Komunistet sic thua dhe vete, ua shtetezuan dhe ia kaluan kooperatives,a fermes te zones.Ardhja e demokracise solli dy gjera:vellai i komshijes sime ishte nje nga fatlumet qe mundi t'a rimarre te tere pronen,por nderkaq Sali Berisha dha kushtrimin per /levizje te liiire!/Dhe gjithe qytetet kryesore te Shqiperise,u mbushen me malesore,fshatare dhe qytetare te ardhur nga zona te thella,fshatra te varfer dhe qytete te vogla te harruara,ose jo ne nivelin e zhvillimit te qyteteve kryesore.Keta, gjej toke e zire,gjej ndertese,fabrike e konvikt e futu,gjej truall e nderto pa leje,pa rregull e kriter.Rezultati:Komshija ime edhe pse e rimorri ligjerisht token,i dolen keta <<toka e xanum>> me arme e sepata dhe i thane /O token,o koken!/ dhe ullinjte qe i shpetuan komunizmit ia kishin prere dhe ia kishin perdorur per ngrohje e per te ndertuar barakat e tyre ne fillim.Keta dhe shoket e tyre i kthyen rrethinat e Tiranes e qyteteve te tjera kryesore ne geto te shemtuara.Komshija ime dhe vellai i saj dhe sot e kesaj dite nuk e marrin dot /de facto/ token,kurse keta sillen si gjeli ne maje te plehut!Le t'ju jape aptartamente Saliu,se ai eshte shkaktari i keti mish-mashi,le t'i strehoje ne Lalez,apo te kullat te ish kompleksi /Partizani/se tani i kane mbetur ne dore si ai djepi ne prag.

    Përgjigju
  • Gogoli: 06/02/2022 23:07

    Polici puth femijen... lajm dmth... edhe qenkan prekur gazekaret me gjestin shume prekes te policit...shumë jemi prek, edhe ne, po prekena me te dy duart..

    Përgjigju
  • Evropiani: 06/02/2022 21:00

    AlbaColumbiStan esapi.Gjynah nga zoti kur shikon popullin e vuajtur ne dore te fatit!!!Politikanet dallaveraxhinj dhe zorraxhinj ;PS.RD.PD te gjithe pa dallim.RAMA.LULI SALA,LIKJA....QEVERI DROGAXHINJSH DHE KRIMINELASH ... NJERZIMI NUK EKZISTON ATY !IKNI O NJEREZ TE MIRE SE AI VEND ATY NUK BEHET NE KETE SHEKULL...RESPEKTONI FEMIJET;FEMIJET JANE E ARDHMJA,ISHALLAH E BEJNE KETA SHQIPERIN

    Përgjigju
  • graniti: 06/02/2022 20:13

    Shumica e ketyre jane zaptues te tokave te tironve prandaj nuk duhen kompesuar por te shkojne nga kane ardh....

    Përgjigju
  • Une: 06/02/2022 17:56

    Ju pronaret e tokave ne Tieane hani mot kot.. 30 vjet PDs ja jepni votes sepse ju tha gjyshi e baba qe komunizmi na rrembeu pronat. Komunizmi nuk ju mori asnje cm toke, por i shtetezoi dhe asnje tapi nuk dogji. Aty i kishit tapite me 91 me inventare cdo cm tryall. Fare mire shteti mund tu kompesonte ose tu kthente tokat po u tregut me malok se keta qe jua grabiten today ne mes te dites... per inat te komunizmit dogjet veten tuj, tani hani mut shihni si Nen Liza merr 200 mij euro prone e ju prinderit ne pallatet qe ju strehoi Enveri.

    Përgjigju
    • Per xha jaho: 06/02/2022 23:21

      Me 91 e me pas 30 vjet mos ti jipnit voten Sali "malokut" qe ju shkerdheu para e mbrapa e ju prape ate doni. Tani pas 31 vjeteve po na beni te indinjuarin e po shani "maloket". Jeni pakicee ne qytetin tuaj vari lesht as nuk ju pjerdh kush sot dhe fajin e keni vet, kokra e gomareve.

    • Xha Jaho: 06/02/2022 21:49

      O Uni! O karagjoz, cfare te bonim në Tironcit mbas 91 . Kur shkum me more pronat aty gjetem pronat tona te rrethum me tela dhe me tabela Toke e Xhanum dhe me shpellaret e Vicidollit qe prisnin mbas gardhit me pushket gati. Ne Tironsit nuk jemi si Ju shpellaret qe per tokat e Juaja andej nga Vicidolli nuk keni gjetur asnjehere qetesi me njeri tjetrin se i keni te pergjakura tokat tuaja duke vrare njeri tjetrin dhe kete zakon doni ta vendosni dhe ne Tirone…… prandaj o Uni qepe ate hale ????????

    • Emri: 06/02/2022 18:23

      Fiks ua ke thene

  • Adolfi: 06/02/2022 16:30

    Ju befshin mire sufllaqet te Nderuar komentues, me fal I se harrova I deshet pa majoneze.

    Përgjigju
  • Gripi: 06/02/2022 15:30

    Ato toka Te Zaptuara gjysherit dhe stergjysherit pronareve i kane blere me flori ne dore o Liza e maleve. Nese dikush do zaptonte token tende ne malesi ti do qisje pushke bashke me familjaret e tu, prandaj mos kerkon te vendosin edhe jakuzi ne apartamentet qe nuk i meritoni? Per femijet eshte e dhimbshme por le te mesojne si gjysherit e tyre dikur qe toka e botes nuk zihet. Keshtu do behen qytetare me te mire. Legalizimi eshte proces kriminal prandaj u be mire qe e nderprene.

    Përgjigju
  • Emigrati: 06/02/2022 15:26

    Ky 99 i PS esht nje ballisto zogist i betuar Ky e ka mendjen te ngrej buste per gjeraqinen dhe jo te sistemoj popullin qe ua prishi shpiat

    Përgjigju
  • Pronari: 06/02/2022 15:22

    Ene un u preka kur JU NA ZUT TOKËN por Hale BERISHA se rrujti trrapin për ne PRONARËT NGA TIRONA. vlente vetëm origjina VERIORE që tmerje pronë.Merni ça tju japin se përveç lekve të tullave e hekrit NUK MERITONI ASGJO. Sa për KOMBINATIN ajo punë ka mor fun o njerëz të mirë.OSHT FIRMOS ME RRAFSHU KOMPLET DHE E KAN BO ZON RINDËRTIMI. ENE ATË QË DO I NDËRTOJ E KAN CAKTU. Fatkeqësisht POLITIKANËT dhe NDËRTUSIT E DUN PLUM!n BALLIT

    Përgjigju
  • Albania: 06/02/2022 15:06

    Te perdoresh femijet eshte krim,por per ata femijet skane asnje vlere. Sa per kujtimet......hahahaha,vetem breshka nuk ndahet nga kujtimet.

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/02/2022 14:56

    Pjesa me e madhe e shqiptareve i ndertuan shtepite e tyre pa leje ndertimi, sepse shteti u dogj ne disa raste gjate ketij 30 vjeçar ne demokraci…Keto njerez nuk kane faj per mos-egzistence te shtetit ligjor… Sot shteti (nqs egziston) duhet ti jape zgjidhje para se ti prish shtepine! Ah po fajin e ka Berisha..

    Përgjigju
    • Altin Top kok palarit: 06/02/2022 16:27

      Jo mor legen jo, ndertuan mutrit si puna jote, ndertuan ku gjeten vend pa pyetur se ajo toke kishte pasur pronar para se komunizmi si shtet muti ku bente pjese dhe babai yt sali kafsha i sekuestroj si prona kulakesh. Ka muter si ty ajo toke qe ka ngelur nje toke e xanur ku gjithkush kerkon te iki sa më pare për të jetuar ne paqe larg mutrave si ty Altin topja..

    • Shteti: 06/02/2022 15:52

      Ishte berisha ai qe ne TV tha mund te shkoni te jetoni ku te doni dhe brenda strukturave te pd (une si ish anetar e kam degjuar vete) thoshte zaptoni sa te mundni. I mblodhi ne Tirane ti kete gati per mitingje. Zbatoi mesimet e mesuesit dhe babait te tij Enver Hoxha qe thoshte parti enver jemi gati kurdohere. Edhe ky i ka gati per djegje prishje protesta te dhuneshme 10 km nga Tirana

  • tiransi autokton: 06/02/2022 14:52

    NUK KANE FAJ FEMIJET,,,FAJ KANE PRINDERIT IDIOTE QE LESHUAN MALET DHE ERDHEN DHE ZAPTUAN TOKAT E PRONAREVE PERRETH TIRANES ,,DURRESIT,,SHKODRES,,TOKA TE PUNUESHME,,TOKA BUKE,,ZU ZENTE BUKA FYTIN ISHALLAH....

    Përgjigju
    • Vlonjati Autoktonë: 06/02/2022 16:22

      Sakt Tironsi autoktonë. Respekte Vëlla.

  • Arbëri: 06/02/2022 14:30

    Më parë do u degjojë xhaxhi Enveri se sa ky km nq që është serbizuar met tërë qfar ka

    Përgjigju
  • Poshte hajdutet: 06/02/2022 14:23

    o Hajduter qe vodhet pronat e te tjerve, lereni femijet menjan mos u beni qesharak duke ju humbur dhe atyre dinjitetin, kur vodhet e grabitet pronat e te tjerve dolet si trima me kazma lopata e hanxhar me thenien toke e xanun, tani mos hani mut merrni ca ju jep shteti se dhe ate shume e keni as nuk meritoni fare asgje... Me kete llogjike i bie te ngrihen gjithe pronaret dhe te ngulen aty derisa ju plehra te zhdukeni bga tokat e xana

    Përgjigju
  • XXX: 06/02/2022 13:06

    Ikni o maloker mos beni kot protesta, mos perdorni femijet, e mos i beni femijet legena sic jeni vet. Ju sgjebaraker nuk doni zhvillim, ju doni gjirizin. Dashkeni vlere tregu ju zgjebsa.

    Përgjigju
    • Mario: 06/02/2022 17:15

      Nuk ke pse i quan 'maloker' per tu thene qe jane gabim per ate qe po kerkojne. Po shkretohen fshatrat dhe periferite. Keta do te jete me mire te marrin ato apartamentet te cilat u jane premtuar dhe te shkojne te ngrene shtepi te bollshme ne tokat e tyre nga zonat ku kane ardhur te cilat kane mbetur shkrete. Tani eshte me e lehte te shkosh e te vish pasi infrastruktura rrugore po permiresohet nga dita ne dite. Qytetet si puna e Tiranes pervecse ne disa periferi larg saj nuk mund te kete shtepi private. Kudo ne bote qytet e medha jane me pallate. Edhe sikur ti kishin pronat e tyre aty nqs i kerkon shteti per te bere ndertime publike nuk ke mundesi ta shpetosh. Kjo ndodh kudo.

    • Albania: 06/02/2022 15:09

      Brravo,sepse femijet duhet te luajn e jo te perdoren. Femijet duhet te enderrojne he jo te dhunohen me politike,sidomos te atyre qe tashme i njohim ne dhe e gjithe bota

    • Xha Jaho: 06/02/2022 15:09

      Nese keta”Maloke” jane autoctone prej qindra vjetesh shteti ne asnje menyre nuk duhet tja prishi shtepine atyre qe nuk duan por ti pershtati keto ndertesa te vjetra qindra vjecare me stil in e ri te ndertimeve qe te Tuaj me sadopak identitetin e Tirones, nese keta “Maloke” i kane zaptuar keto prona dhe kane ndertuar keto shtepi te cilat nuk kane te bejne fare me indetitenin e Tirones se vjetesh , shteti nuk duhet te toleroje por te dergoje fadromat dhe ti mori mare te gjitha ato ndertesa qe skane te bejne fare me identitetin e Tirones sepse në ato vende nuk ka pase ndertesa por kane qene toka te ishpronareve apo shtetetore qe u zaptuan pa te drejte nga “Maloket” qe sot na i perdorin grate e moshuara dhe fremite e tyre per te mbrojtur ate prone qe ja moren ishpronarit apo shtetit se pronat e tyre andej nga erdhen i kane bere resorteve dimerore sepse nuk shkuan dhe ja vodhen Tironsit. Shteti gabim ben qe i vlereson keto prona me teper se sa nje ndertues privat , shteti edhe pse nuk ia ka borxh duhet ti ktheje mbrapsh ato leke qe keta zaptuesh tokash kane dhene per te korruptuar zyrtaret e shtetit per tia legalizuar dhe per ti bere me hipoteke, ku ka mi qindra e qindra familje Tironse qe i kane shpijat e tyre te trasheguara prej qindra vitesh qe shteti jo vetem qe nuk i ka pajisur me certifitata hipotekore por edhe shumicen e tyre i ka kaluar si prona shtet me fallsifikimet qe jane bere mbas viteve 90. Keta “Maloke” mos te dalin te protestojne por te pranojne ate qe afron Shteti se do jete ne te miren e tyre ose perndryshe te shkojne ne ato resorte qe kon ndertu tek pronat e tyre neper bjeshke.

    • Arbëri: 06/02/2022 14:31

      Ken e quan maloker o turpi i turpit

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?