Mosbindja civile, Basha: Refuzoni taksat, Rama s’mund të arrestojë të gjithë popullin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë thirrje sërish sot për mosbindje civile. Gjatë një dalje për mediat nga selia blu, kreu demokrat kërkoi nga qytetarët të mos paguajnë taksat e rritura, ndërsa i apeloi edhe Ramës lirimin e 23 protestuesve të arrestuar për dhunën në “Rrugën e Kombit”. 

“Mosbindje qytetare do të thotë refuzim i padrejtësisë, refuzim i grabitjes. Këto taksa nuk shkojnë për qytetarët, por për Edi Ramën dhe bandën në pushtet. Mos paguani taksat, nuk ka çfarë iu bën, nuk iu arreston dot, nuk arreston dot të gjithë popullin. 

Opozita do të jetë tërësisht në krahun e tyre, në krahun e qytetarëve kuksiane, të atyre 23 të arrestuarve që duhet të lirohen menjëherë. Tërhiq policinë nga Kukësi, liro të arrestuarit, arresto Saimir Tahirin, Balilin, Habilajt, mos u merr me njerëzit e thjeshtë.  Mosbindja civile është rruga që opozita i tregon popullit dhe me të cilin do të udhëheqë popullin”.   

Lulzim Basha, kryetar i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 03/04/2018 17:14

    Jo popullin por te arrestohesh ti o vrases, hajdut.

    Përgjigju
    • Drita: 03/04/2018 19:37

      O lul Thirri mendjes se ke shkar keq Ti po frymzon popullin per destabilizi tur te kesh o njorant Ti duhesh te arrestohesh urgjend ti po e cone popullin ne gremin o torollak Z. prokurore merre situaten sa me shpejte ne dore Arresto me nje here Lulzim Bashen me shoke qe po bene thirje per destabilizim te plot te vendit O sa me cudit ti o lul dyre Nuk te vjen keq per popullin Ti e ke vjedhur e ke varferuar ne palce Pasuria jote marramendse tregon qart se sa te dhemb populli ty o kriminel me plot kuptimin e fjales Ti kerkon te ruajsh luluren tende duke bere destabilizim te vendit qe te mos fuksionoj sin duhet drejtesia Por kjo nuk ka per te ndodhur o kriminel se nuk eshte populli i vitit 90 por eshte viti 2018 .I kerkoj me respekt K/prokurores te zbatoj ligjin te zbatoj kushtetuten per ata que bejne thirje per destabilizim te vendit provat jane kokforte me ze dhe figure Lulzim Basha dhe Sali Berisha ne mynyre urgjente duhet te pergjigjen para drejtesis Koha nuk pret Z.Kryeprokurore Drejtesia te godas pa meshire njerzit qe po destabilizojne vendin Keta kerkojne trubullin artiviciale per te shpetuar drejtesis EShte shume idjot qe thote se Rama nuk mund te arrestoj te gjithe Jo mor jo popullin por Lulzim Bashen dhe Sali Berishen ateher populli do te gjej qetesi shpirterore kur ato te japin llogari deri ne nje per te gjitha bemat e tyre Ata e katadisen PD ne nje gjendje te mjeruar si asnje here tjeter Hodhe poshte njerzit me te mire te PD per te Ruajtur vendin e kryetarit sepse je krejtesisht i pa afte se nuk ke horizont nuk ke aftesi jo vetem kaq je i mbytur ne krime Kerkon te jetos me te tilla veprime te turpshme I bej thirje demokrateve te vertet Distanxohuni nga ku kriminel I bej Thirje Prokuroris Trupt gjygjesor ta marin serjozisht dhe pa humbur kohe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb