Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike (FOTO+VIDEO)

Shkodër-  Opozita zgjodhi një marshim protestë përgjatë qytetit të Shkodrës, si aksionin e tretë të asaj që e quan ‘mosbindje civile’.  Me një pankartë të madhe në duar ku shkruhej “Qytetërimi është më i fortë se krimi! Po na vrasin duhet reagim!“ mesditën e sotme deputetët e PD-së prinë një grup militantësh dhe protestuesish të cilit në fillim u vendosën në sheshin para bashkisë dhe më pas vijuan në heshtje marshimin përgjatë pedonales 'Koli Idromeno' më pas u kthye sërish në sheshin përpara bashkisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se qytetarët duhet të kundërshtojnë dhe protestojnë kundër lidhjeve të forta të politikës me krimin.

Ky është një organizim qytetar dhe secili prej nesh pavarësisht pozicioneve politike që kemi, jemi këtu si qytetar për të shprehur mosdakordësinë, mosnënshtrimin tonë ndaj pushtetit që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Ngjarja ishte e paralajmëruar, mund të ishte parandaluar. Është një ngjarje e rëndë që krijon terror për qytetarët. Pushteti që krimi i organizuar ka marrë në Shkodër për shkak të lidhjeve të forta me politikën dhe qeverisjen, është një fenomen që duhet të kundërshtohet” tha Bardhi.

Marshimi protestë u organizua në kryeqendrën e veriut, aty ku tre ditë më parë u trondit nga një atentat me 3 të vrarë. 

"Shkodra e gjithë Shqipëria duhet të çohet ndaj të gjithë atyre njerëzve që i kanë marrë fytyrën jashtë dhe brenda po marrin jetë', tha deputeti i PD-së, Tomor Alizoti.

Për pak minuta u ndalën edhe para institucionit të prefekturës. Marshimi ishte konceptuar në heshtje, por deputetët demokratët përcillinin mesazhet e këtij manifesti kur gazetarët u drejtonin mikrofonin. Nuk harruan as  kauzën që fshihet pas asaj që ata e quajnë mosbindje civile: Krijimi i qeverisë teknike dhe lirimi i Sali Berishës

Domosdoshmëria për qeveri teknike është faktike. Zgjedhjet politikë dhe bashkinë  i mori me anë të krimit. Do të vijojmë të kërkojmë qeveri teknike, dhënie liri të liderit të opozitës dhe kthimin e Shkodrës qytetarëve dhe jo bandave e krimit" tha Luçiano Boçi.

Marshimi protestë ishte i qetë! Nisi në sheshin para bashkisë, pedonale 'Koli Idromeno'-  Zona e Dollarit pranë Xhamisë Ebu Beker-  Ish 5 heronjte - Parrucë - Bashkia Shkodër.

Këtu në sheshin para bashkisë në disa momente pati militantë të cilët bëni thirrje dhe kundër Edi Ramës apo kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Ndërsa në godinë vendosën dhe disa pankarta të zeza ku shkruhej

"Shkodra e qytetënimit nuk mund t’i lihet në dorë krimit!
Benet as për sy e faqe nuk mund të reagosh maj naçe!
Qytetënimi asht ma i fortë se krimi!
Shtet + krim = shaktërrim!
Armët e krimit nuk janë më të forta se rranjët e qytetënimit!



Foto: Pankartat ne protesten e Shkodres

Kjo është protesta e tretë, si pjesë e aksionit të 'mosbindjes civile' që opozita ndërmori pas arrestimit të Ervin Salianjit. Më 30 tetor, një atentat i mirëorganizuar i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë mbeti bashkëshorti i saj.

Ndryshe nga dy protestat e para ishte paqësore.

Deri tani Opozita ka organizuar 2 protesta, atë të 29 tetorit duke bllokuar 6 rrethrrotullimet e akseve kryesore nacionale si dhe më 7 tetor në Tiranë ku u hodhën molotovë drejt kryeministrisë, godinave të ministrive dhe selisë PS.

Lajmi ne përditësim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nari: 02/11/2024 13:20

    Qyteterimi eshte me i madh se krimi? kriminelet vrasin njeri tjetrin edhe vriten nga makina ne ecje me 2 te vdekur ne te edhe o burra proteste ptuhhhh ju q …. r

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi

Mbyllja e fushatës ndërgjegjësuese të kancerit të gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë, çdo muaj një tetor rozë në çdo qytet pa sistem referimi