Në përgjigje të vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në dalje të shkollës, prindërit organizuan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar më shumë siguri në shkolla. Në manifestimin, i cili nuk mbante asnjë flamur partie, morën pjesë disa qindra burra dhe gra, të gjithë prindër pa përkatësi politike, të mbledhur nga dëshira e sinqertë dhe natyrale për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Pjesëmarrja në protestë ishte dukshëm më e madhe se në të gjitha aktet e mosbindjes civile të organizuara nga Partia Demokratike për të mbrojtur Sali Berishën nga burgu. Ky tubim është prova që ekziston një frymë opozitare në vend edhe pa militantë dhe se për ta mobilizuar atë, mjafton që Sali Berisha, Ilir Meta dhe ekstremistët e tyre të mos marrin pjesë. Opozita mund të fitojë vetëm pa ta.