/ATSH-AFP/ - Rusia duhet të përfshihet më shumë kundër organizatës së Shtetit Islamik që ka pushtuar zona të tjera në Irak, deklaroi sot kryeministri irakian, Haider al-Abadi gjatë një takimi në Moskë me homologun rus, Dmitri Medvedev.
Terrorizmi po evolon dhe po merr forma të reja. E gjithë kjo kërkon një kujdes në rritje nga ana e Rusisë dhe ne dëshirojmë të intensifikojmë bashkëpunimin tonë me Moskën", deklaroi Abadi, cituar nga agjencia ruse e lajmeve "Interfax".
Vizita e kryeministrit irakian u zhvillua në sfondin e marrjes së qytetit antik të Palmiras, në Siri, nga xhihadistët e Shtetit Islamik, që janë shtrirë gjithashtu në ramadi, kryeqyteti i provincës irakiane Anbar.
/Shqiptarja.com