/ATSH-AFP/ - Shërbimet ruse të sigurisë njoftuan sot arrestimin e një lituanezi të akuzuar për spiunazh, në sfondin e tensioneve me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht me vendet balltike për shkak të krizës ukrainase.

"Një shtetas lituanez, një agjent i shërbimeve sekrete për Lituaninë, u arrestua nga Shërbimi Federal Isigurisë (FSB) në Moskë më 19 maj", deklaroi një zëdhënës i FSB-së, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

"Ky spiun i huaj u arrestua në flagrancë në momenti kur po merrte dokumente sekrete nga një qytetar rus", theksoi zëdhënësi pa dhënë shumë detaje.
Pas arrestimit të tij, agjenti i dyshuar pranoi se ishte një oficer i shërbimit sekret lituanez dhe u vendos në paraburgim në kryeqytetin rus, sipas të njëjtit burim.
"Një gjykatë e Moskës urdhëroi sot ndalimin për dy muaj të këtij spiuni të dyshuar, identifikuar si Arstidas Tamosaitis", deklaroi një zëdhënës i instancës gjyqësore për agjencinë e lajmeve Interfax.