Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe.
Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut.
Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit
Lajmi kryesor:
Moti i keq 'pushton' vendin, reshje shiu dhe dëbore në Shkodër e Pukë, Policia apelon për goma dimri! Trafik i rënduar në Kukës e Lezhë (VIDEO)










