Mot me reshje shiu sot dhe nesër
më 14 tetor pritet të rikthehet dielli

Mot me reshje shiu sot dhe nesër<br />më 14 tetor pritet të rikthehet dielli
Reshjet e dendura të shiut do të vijojnë edhe për të paktën dy ditët e ardhshme në të gjithë vendin ndërkohë që pasnesër pritet të rikthehen rrezet e diellit pasdite.
 
Sipas shërbimit Institutit të Gjeoshkencës dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit rajoni i Ballkanit do të qëndrojë nën ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët.
 
Sot do të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm dhe era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.
 
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:Në vendet malore  temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 7 gradës ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 110C.

Në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 gradë, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 190C.
Sa i përket bregdetit, temperaturat minimale do të zbresin deri në 15 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 200C.
 
Për datën 12 tetor, mbi vëndin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira dhe shira të përkohshëm, por në fund të ditës pritet përmirësim i kushteve të motit.
 
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriperëndimi. Në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 7 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 110C. Në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 170C. Në bregdet
temperaturat minimale do të zbresin deri në 15 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 180C.
 
Për datën 13 tetor mbi vëndin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta.
 
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga jugperëndimi.  Temperaturat ekstreme,  pritet të luhaten; Në vendet malore temperaturat minimale do të zbresin deri në 3 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 120C. Në vendet e ulëta temperaturat minimale do të zbresin deri në 13 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 190C. Ndërsa në bregdet temperaturat minimale do të zbresin deri në 14 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 200C
 
Situata  sinoptike e parashikuar për datën 14 Tetor në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik rreth vlerave mesatare.
 
Rrjedhimisht, pritet që mbi vëndin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta. Rreth datave 15-16 Tetor priten edhe reshje shiu.
 
Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vëndet malore nga 14 deri 19 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 20 deri 25 gradë.
 
Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vëndet  malore nga 5 deri 9, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 12 deri në 17 gradë.
 
 Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri e fortë, nga jugperëndimi.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit