Sot dhe nesër priten reshje të dobëta lokale pothuajse në të gjithë territorin.

Reshjet priten sot pjesën e dytë të ditës dhe nesër në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës së nesërme temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

në bregdet temperatura minimale do të zbresin deri në 9 °C, ndërsa ato maksimale do të rriten deri në 18 °C.

në vendet e ulëta –përkatësisht 5 / 19 °C

në vendet malore-përkatësisht 2 / 14 °C

Era pritet të fryjë me shpejtësi deri mesatare në zonat malore.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com