SHKODËR- Reshjet e shtuara të shiut përgjatë ditës së sotme kanë sjellë një shtim të sipërfaqes nën ujë në Shkodër. Njësia administrative Aan e Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 500 hektarësh.
Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq, 2 fshatrat raportohet se nuk kanë akses në furnizimin me energji elektrike, ata janë Ganjollë e Juban, të njëisë administrative Guri Zi. Në rrugën e Obotit ka 30 cm prezencë uji, ku ka vështirësi për kalimin e makinave të ulëta. Raportohet se për shkak të rrëshqitjes së dherave, rruga Theth-Breglumi është e bllokuar.
Strukturat e Emergjencave Civile Bashkisë Shkodër ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën.
1.Kuota Drin 5.80m (nga 5.20m ) 7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.15m ( nga 7.85m) 8.70 m kuota max