Kryeministri Rama deklaron se është duke ndjekur situatën e krijuar nga moti i keq nga veriu në jug të vendit.
 
Rama shprehet "Shteti në krye të detyrës, ditë natë në përballje me situatën e rënduar prej rënies drastike të temperaturave".
 
Rama replikoi në distancë edhe me PD, pasi sot Edmond Spaho deklaroi se gjysma e vendit është e izoluar dhe pa drita.
 
Aktualisht situata më e vështirë paraqitet në veri, pasi në Shkodër, Kukës dhe në Dibër ka disa fshatra që janë izoluar nga dëbora.
 
Përsa i përket rrugëve, ARRSH deklaron se është duke punuar për zhbllokimin e tyre.
 
Të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë, teksa moti pritet që të përkeqësohet akoma më shumë në fundjavë.

[gallery]20437[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com