DURRES- Moti i keq me reshje të dendura dëbore, shiu dhe era e fortë ka shkaktuar probleme edhe në lundrimin e trageteve në drejtim të Italisë, por edhe të atyre që vijnë në Shqipëri.
Trageti i linjës Durrës-Ankona, i nisur pasditen e së enjtes, është detyruar të devijojë lundrimin për në Bari.
Fillimisht trageti është ankoruar për disa orë në njërin nga portet e Kroacisë, ndërsa më pas është drejtuar sot për në Bari, pasi porti në Ankona është mbyllur për shkak të motit të keq.
Trageti me 500 pasagjerë dhe 160 mjete është ankoruar sot pasdite në Bari, ndërsa pasagjerët që nuk kanë automjete do të transportohen nga kompania me autobusë për në Ankona.
Vështirësi kanë hasur edhe tragetet që vijnë nga Italia, teksa i fundit i nisur nga Bari me 4 mijë pasagjerë dhe 2 mijë makina është ankoruar me vonesë.
Lundrimi i trageteve drejt Italisë është mjaft i vështirë, pasi deti është 8 ballë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com