Motra e Rita Orës feston ditëlindjen
këngëtarja e uron në këtë mënyrë/FOTO

Motra e Rita Orës feston ditëlindjen<br />këngëtarja e uron në këtë mënyrë/FOTO
Për këngëtaren më famë botërore nga Kosova, Rita Ora sot është një ditë e veçantë, pasi motra e saj e madhe feston ditëlindjen.

Ajo përmes Instagramit ka publikuar një foto kur ajo dhe Elena ishin të vogla, ku duken mjaft bukur të veshura njësoj. Rita i dedikon këto fjalë motrës së saj për ditëlindje.

“Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm Zoti e di. Ti je gjithçka për mua, arsyeja që jam kjo që jam sot. Çdo herë që më qorton e di që e bën sepse më do. Mbaj mend që nëna na vishte njësoj dhe unë qaja sepse nuk kisha atë që saktësisht ti kishe. Dhe ti më jepje gjërat e tua, sepse kjo është ajo që bëjnë motrat e mëdha. Kemi ndërtuar gjithçka bashkë dhe kështu do të vazhdojmë përgjithmonë. Jam shumë krenare për ty dhe për çdo gjë që ke arritur deri tani. Gëzuar ditëlindjen motër”, ka shkruar Rita.

Rita Ora

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 


 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur