Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, e ka cilësuar si “sulm terrorist”, incidentin për të cilin ka njoftuar se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në pikën vrojtuese kufitare, në fshatin Gushincë të komunës së Likovës.
Mediat maqedonase kanë informuar se burime anonime për ta kanë informuar se Komandant Xhevair Ademi nga Gjilani është udhëheqësi i grupit të armatosur i cili mëngjesin e sotëm sipas policisë ka sulmuar stacionin policor në fshatin Goshincë të Komunës
Televizioni Sitel i afërt me pushtetin ka theksuar se pjesë e sulmuesve me uniforma kanë qenë edhe dy vëllezër, Erhan dhe Kadir Bajrami.
Po sipas informacioneve të mediave maqedonase ky grupi është i njohur për shërbimet e sigurisë së Maqedonisë dhe shërbimet e sigurisë së rajonit.
Por Autoritetet e Kosovës hedhin poshtë pretendimet e Ministrise së Punëve të Brendshme të Maqedonisë se grupi i dyshuar që ka sulmuar stacionin policorë të Goshincës, mund të ketë qenë nga Kosova.
Në një komunikatë me shkrim Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës thekson se “Policia e Kosovës ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitarë të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”.
Sipas policisë së Kosovës, forcat e saj vazhdojnë të përmbushin detyrën për menaxhimin dhe kontrollimin kufitar, me qëllim parandalimin e krimit trans-kufitar. Nga ana tjetër, edhe Ministria e Jashtme e Kosovës e dënuan aktin, duke ofruar madje edhe ndihmë në hetimin e rastit.
Edhe Abedin Zymberi, ish komandat i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga zona e Likovës, ku aktualisht dhe banon thotë se bëhet fjalë për skenare të qeverisë, për të shpërqëndruar vëmendjen nga kriza e krijuar politike pas "aferës së përgjimeve".
Ndërkohë, nënkyetarja e partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate, Frosina Remenski në profilin e saj në Facebook është shprehur se incidenti është skenar i përgatitur nga ana e qeverisë së Maqedonisë "me qëllim që të shmanget përgjegjësia penale ndaj pushtetarëve, të cilët janë të përfshirë në aferat e ndryshme korruptive".
Përderisa Partia politike shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar duke kërkuar "intensifikimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim zvogëlimin e hapësirave për veprim të grupeve" që, sipas kësaj partie, kanë për qëllim pengimin e realizimit te agjendave te integrimit dhe pajtimit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com