MTV Music Awards nuk ka qenë thjesht performanca dhe ndarje çmimesh. Gjatë tre orëve të show-it ka pasur edhe deklarata të fuqishme dashurie.

Drake gjatë dhënies së çmimit prestigjoz ''Michael Jackson Vanguard''  i cili shkoi për Rihannën, ka shprehur publikisht dashurinë që ka për këngëtaren.
 
‘’Unë e kam dashur Rihannën qëkur kam qenë 22 vjeç. Ajo është shoqja më e mirë në botë’’, ka thënë Drake gjatë dhënies së çmimit.
 
Rihanna më pas është afruar për të marrë çmimin ku i ka dhënë një puthje të ngrohtë Drake.