Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish

Dita më e rëndë në Nëntor ishte ajo e datës 20. 836 infektime të reja u regjistruan dhe kjo nuk kishte ndodhur që nga dita e parë e shpalljes së pandemisë në vendin tonë. Dhe vetëm katër ditë më vonë u shënua dita më e zezë, me numrin më të lartë të viktimave. Në 24 nëntor ministria e shëndetësisë zyrtarisht njoftoi për 19 jetë të humbura. Gjithsej vetëm përgjatë këtij muaji 301 nuk e përballuan dot sëmundjen.

Gjatë 30 ditëve të nëntorit janë shënuar në total 17. 307 raste pozitive me COVID. Dita më numrin më të ulët të rasteve ishte më 2 nëntor që rezultuan 321 persona pozitiv me koronavirus. Data 8 nëntor shënoi ditën me numrin më të ulët të viktimave, 2 qytetarë që nuk arritën ti bënin ballë luftës me virusin.

Nga ana tjetër gjatë nëntori u shëruan në total 7292 qytetarë të prekur nga COVID. Dita me më tepër të shëruar ishte më 16 nëntor me 564 persona të negativizuar.

Rritja e të infektuarve solli dhe nevojën e hapjes së spitalit të katër COVID në kryeqytet mbrëmjen e 30 nëntorit. Aktualisht në spitalet COVID janë të shtruar 506 pacientë.

Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur nga ky virus që në total që prej shfaqjes së rastit të parë në muajin mars në vendin tonë ka shënuar 822 viktima. Në kryeqytet janë aktiv 9827 qytetarë me COVID. Ndiqet nga Fieri me 1455 të infektuar, Durrësi me 1360 raste aktive e më pas nga Korça, Vlora e Shkodra.Në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 39.014 raste pozitive me COVID-19 e ndërsa vijojnë aktiv 18.808 qytetarë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë 9827

Fier  1455

Durrës 1360

Korçë 999

Vlorë 959

Shkodër 892

Elbasan 831

Lezhë 725

Berat 606

Gjirokastër 534

Kukës 409

Dibër 211

Tabela e rasteve dhe vdekjeve për muajin nëntor

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI