Mungesa e turistëve ul qiratë e banesave të luksit! Më 'të goditurat' ish-blloku dhe ‘Myslym Shyri’

TIRANW- Mbyllja e shumë bizneseve dhe bllokimi i kufijve ka sjellë ulje të çmimit të qirave për apartamentet e luksit dhe të dyqaneve. Një apartament me një sipërfaqe të madhe, tashmë mund të jepet me qira deri në 30% më lirë sesa përpara pandemisë, si pasojë e mungesës së turistëve të huaj. Sipas agjencive imobilare për apartamentet e konsideruara luks çmimet e qirave janë mbi 800 euro në varësi të zonave. Ulja më e madhe e çmimeve në ish-bllok dhe rrugën ‘Myslym Shyri’.

“Lëvizja e çmimeve ndjehet më shumë tek apartamentet e luksit apo edhe tek objektet e mëdha që kanë edhe një vlerë të madhe në shitje apo edhe në qira. Tek apartamentet e luksit rënia është e logjikshme pasi nuk kemi më të huaj, pasi ato ishin kategoria që i marrin këto objekte. Njerëzit janë të detyruar të ulin shpenzimet dhe kjo është arsyeja që kanë pasur ulje dhe nuk kanë pasur kërkesë. Në përqindje mund të varjojë nga 20 deri në 30% rënie në çmim të qirasë. Porsa i përket shitjeve, çmimet nuk kanë pësuar rënie”, thotë Demirxhiu.

Ndërkohë sa i takon bizneseve vlerësuesi i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu thotë se rënia më e madhe në çmim është tek subjektet e mëdha për shkak të tkurrjes së aktivitetit të tyre.

“Kemi një rënie të lehtë në subjektet me sipërfaqe normale ose të vogël, dhe një rënie më të fortë tek objektet me sipërfaqe të mëdha që kanë qira të lartë. Kompanitë po mundohen të ulin shpenzimet e tyre ndoshta të marrin edhe një ambient më të vogël, kemi pasur edhe raste që kërkojnë objekte në periferi ku kostot janë më të ulta”, pohon eksperti.

E kundërta po ndodh me apartamentet private dhe të thjeshta. Demirxhiu pohon se kërkesa vijon të jetë e lartë dhe çmimet nuk kanë pësuar ulje. “Nuk ka pasur rënie, çmimet kanë qenë konstante. Derisa të ketë kërkesë çmimet nuk do të ulet, do rrinë stabël, madje mund të rriten”, shprehet vlerësuesi i pasurive të paluajtshme.

Në kryeqytet çmimet e qirave për apartamente 1+1 ose 1+2 vijojnë nga 210 euro në periferi të Tiranës dhe arrijnë deri në 600 euro në afërsi të qendrës. Ndërsa për apartamente më të mëdha qiraja minimale vijon nga 350 euro e lartë. Në një kohë që qiratë janë në tendencë rënëse, çmimet e shitjeve janë konstante.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja