Mungojnë avokatët e EKMA-s, zvarritet gjyqi për gjobën ndaj tregut agro-ushqimor në Tiranë

Zvarritet gjyqi në Gjykatën e Administratives mes Kompanisë EKMA që administronin Tregun Agroushqimor të Tiranës dhe Autoritetit të Konkurrencës. Sot ishte planifikuar një seancë ku palët do të diskutonin mbi argumentet e gjobës prej 46 milion lekë që Autoriteti Konkurencës i ka vendosur EKMA-s (Lexo këtu), por dështoi pasi avokatët e kësaj të fundit nuk u paraqitën.

Në vetëm pak minuta gjyqtari Avni Sejdi që më parë ka vendosur pezullimin e kësaj gjobë mori vendim që të shtyjë më 11 shkurt përballjen e palëve në gjykatë. Shkak u bë mungesa me arsye shëndetësore të avokates së EKMA-s Blerta Ngucaj dhe mungesa pa arsye e avokatit Florjan Hasko.

Ndërsa juristi i Avokaturës së Shtetit deklaroi se Shoqëria e gjobitur ka disa avokatë dhe s'ka asnjë arsye të zvarritet procesi dhe kërkoi të zhvillohej gjykim në mungesë. Me Vendimin nr.572, datë 22 nëntor 2018, shoqëria EKMA Albania është gjobitur me 46 milionë lekësh të reja dhe detyrohej të caktonte rregulla kontraktore të orientuara nga kostoja, dhe ishte detyruar edhe të përgatiste kontrata të reja të qirasë për tregtarët, duke qenë se ato që janë aktualisht në fuqi shkelin normat e Kodit Civil.

EKMA akuzohet se detyron tregtarët të paguajnë fatura për konsumin e ujit dhe të energjisë elektrike me tarifa gati dyfish më të larta, krahasuar me ato të parashikuara nga shteti, kjo duke shfrytëzuar pozicionin e vet dominues në treg (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim