Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për gjyqtaren Majlinda Andrea.

Shkak për këtë është bërë mungesa e të pandehurës Eleni Lino dhe avokatit të saj Sokol Mëngjezi.

Ky i fundit ka paraqitur raport se është sëmurë.

Ndërkohë pritej që prokuroria të lexonte pretencën.

Çabiri pas hekurave së bashku me Petraq Dashin pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin i dhanë 50 mijë euro Odhise Andreas për të ndikuar në një vendim në Gjykatën e Lartë aty ku pjesë e treshes në kolegj ishte dhe Majlinda Andrea.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)