Murrizi në Report TV: Pas zgjedhjeve kam dëshirë të bashkoj mandatet me partitë e reja nga e djathta

Për deputetin Myslim Murrizi, garimi i ish-nënkryetarëve të PD-së në parti më vete nuk ishte lëvizje e mirë.

I ftuar në një intervistë në Report Tv, ai deklaroi se do të ishte e mira që ata të bashkoheshin dhe të rimerrnin drejtimin e PD-së dhe të luftonin për atë parti.

"Zyrtarisht të shohim. Përveç Murrizit të Patozit këto dy të tjerat nuk janë regjistruar. Unë dhe Rudina jemi të vetmit që në 30 vite kemi krijuar një forcë politike pa qenë në majën e piramidës së PD. Të gjithë që kanë qenë në PD. Ish nënkryetarët e PD-së, unë dhe tre të tjerë nuk kemi qenë funksionarë. Të gjithë ish-nënkryetarët të luftonin për të marrë atë parti ku ishin zëvendësa" - tha Murrizi.

Gjithashtu Murrizi shprehu dhe dëshirën e bashkimit në një forcë të përbashkët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

"Këta që mendojnë se pas këtyre bëhet qameti nuk e di se si mund t'i quaj. Çdo qytetar shqiptar, pas dhjetorit të 90 të ndërmarrë nisma e lëvizje e subjekte politike dhe ajo që është kandari që mat është vota e shqiptarëve. Beteja jonë është në 25 prill kështu që i uroj suksese të gjithëve. Qytetarët kanë në dorë vlerësojnë kandidatët. Dëshira është që të ketë një qeveri kundër kësaj qeverie që është" - tha Murrizi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rera: 05/11/2020 21:39

    Fiton Myslim Murrizi .Spartak Ngjela ,Rudina Hajdari,Zhozi,Gjinushi,Rafael Gjoni .Kujtim Gjuzi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë