/ATSH/.-Kryeministri Isa Mustafa paralajmëron edhe një njohje të rëndësishme për Kosovën e njohur deri tani nga 108 shtete.
"Mund të kemi tani një njohje të rëndësishme nga shtete të rëndësishme. Kemi problemin tek 5 vendet e BE-së. Jemi të fokusuar aty, në mënyrë që t'i bindim disa prej tyre që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Po punohet edhe në rritjen numrit të njohjeve edhe nga vendet tjera", tha Mustafa.
Në një intervistë për RTK, kryeministri Mustafa foli edhe për LDK-në, e cila është në proces të brendshëm zgjedhor duke paralajmëruar edhe se do të kandidojë për kryetar të kësaj partie, të cilën edhe aktualisht e udhëheqë.
"Është praktikë që kryeministri të jetë edhe drejtues i partisë që i përket. Kjo është edhe marrëveshje politike", citohet Mustafa.
Edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar kandidimin për kryetar të LDK-së, post të cilin e mbante pas Rugovës e para Mustafës.
/Shqiptarja.com