Mustafa Nano tjetër reagim të ashpër për Elvis Naçin: Është hipokrit dhe qafir i maskuar

Mustafa Nano tjetër reagim të ashpër për Elvis Naçin: Është hipokrit dhe qafir i maskuar

Elvis Naçi dhe Mustafa Nano

Monologu i Mustafa Nanos një javë më parë lidhur me një video të imamit, Elvis Naçi, që shpërthente në lot, ka pasur reagime të shumta.

Edhe këtë javë, Mustafa Nano është rimarrë edhe një herë me imamin, e këtë herë ai e ka cilësuar hipokrit Elvis Naçin.

Mustafa Nano thotë se kur ka qenë një debat me Naçin, ai ka mbetur me gojë hapur, nga guximi që kishte imami për të mohuar frazat e Kuranit.

Për Mustafa Nanon, natyra shumë fetare e jona, nuk është një avantazh, por është një problem, pasi ka fërkime dhe mllefosje.

Nano thotë se ka ardhur koha për të hapur një debat të gjerë, ku të flitet për çdo gjë, sepse vetëm përmes debatit mund të kurohet ky problem.

Monologu i plotë:

Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”.

Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal. Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë. Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh. Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen. Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin. Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike. Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, kurani nuk e thotë këtë. Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë. Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar. Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot. Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati. Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin. Është më mirë ta fyejmë njëri tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë.

Ne kemi një problem si komb. Ky problem është natyra shumë fetare e jonë. Duhet ta fusim mirë në kokë që ky është një problem. Nuk është një avantazh. Duhet ta fusim mirë në kokë që ka fërkime, mllefosje, animozitete brenda nesh për këtë shkak. Dhe ky problem nuk zgjidhet duke e injoruar problemin. As duke injoruar problemet që lidhen me problemin. Sëmundja nuk shërohet duke e fshehur. Sëmundja shërohet duke e njohur sëmundjen, duke folur për të, e duke provuar kura të ndryshme.

Në rastin tonë kura më e mirë është debati. Debati i plotë, i ditëpërditshëm, pa tabura, pa doreza, pa rezerva, pa sjellje ndysëkëqija e paternaliste, duke e duruar njëri tjetrin, duke ia pranuar njëri tjetrit edhe fyerjet e lëndimet.

Është kjo që bëhet në botën e qytetëruar, ku ky problem është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur.

Debat, debat, debat. Kjo është receta.

Një javë më parë, Mustafa Nano pati një reagim të gjatë për një video, ku imami Elvis Naçi, pasi thotë disa fraza kurani, fillon e qanë.

Video e publikuar në Youtube nga Elvis Naçi, është parë nga 1 milion veta, çka për Mustafa Nanon është tepër shqetësuese.

“Quhet Elvis Naçi, është imam i një prej xhamive të Shqipërisë. Është duke predikuar një hutbe. Është duke folur për profetët e feve monoteiste, për Ademin, për Ibrahimin, për Musain, për Dautin, për Isain, Muhamedin dhe në fund e mbyll duke cituar një ajet kuranik në gjuhën arabe dhe menjëherë pas kësaj ia kris të qarit. Ia kris të qarit literalisht.

Nuk e di se çfarë ndodh në kokën dhe në psiken e atij njeriu në atë moment, por kam ngelu pa fjalë kur e kam parë për herë të parë që ai qan me lot pasi ka recituar diçka në gjuhën arabë të marrë nga Kurani”- shprehej Mustafa Nano në monologun e një jave më parë.

Monologu i 22 tetorit

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir bole çafaj: 26/10/2019 21:08

    Shqiptarët pa përjashtim skan asnjë lloi feje. Feja e Shqiptarve është paraja o muç qerbelaja. Prandaj o muç mos ja fut pordhës se na myte me er o muçi pler.

    Përgjigju
    • Çolet: 26/10/2019 22:40

      Ik more fshatar Bestrove

  • tirona: 26/10/2019 18:59

    o muc po ku te ka nel hatri se ti je djali mir po kur ta fus te rri pak lir

    Përgjigju
  • Ne tiron: 26/10/2019 17:16

    Qe kurse thua: "ne shqiptare jami fetar te medhenj", kuptoj qe dicka ne shkon tek ty muç. Se ku te e ke hallin, Puna jote. Per hera e pare te degjoj e te lexoj dicka te tille. Mendoj qe sot, statistikish te pakten 50% e shqiptareve nuk u plas fare per asnje fe. Edhe 30% kane interes te moderuar ndaj fese. Por ti muç di muçmut qe je, diku ke hallin qe trumbeton te kunderten

    Përgjigju
  • Lui: 26/10/2019 17:08

    Feja lindi si nevoje per te vendosur rregull ne rendin shoqeror ku kishte injorance dhe analfabetizem. Por ne ditet e sotme ku ka shume burime informacioni, si psh interneti. Por mbi te gjitha nuk ka analfabetizem, dhe mund te gjesh shume lehte libra, feja eshte demode. Mjafton te mos vrasesh, te mos vjedhesh dhe te jesh i ndershem dhe i qyteteruar e te zbatosh rregullat, dhe ja.., je bere nje njeri model. Praktikisht dhe feja kete predikon, sic predikon dhe politika, por njesoj si politikanet edhe fetaret, bejne zullume nga me te ndryshme. Pra feja eshte nje lloj partie, qe mbase mund te jete me e rrezikshme se partite politike. Se feja te posedon shpirterish ne fillim, se te edukojne qe femije e kur rritesh te kane ushtar te tyre.

    Përgjigju
    • Elio: 11/05/2020 00:02

      Nuk ka ushtri ne islam o pa informuar,islami te mson femin qe ti largohet droget e gjerave te pista se te pelqen ty si prind leku islami ska faj ktu. Mso mer islamin dhe pastaj ajd flit ktu.

  • Beba: 26/10/2019 16:46

    Elvis Naci asht ne shqiptari 1 mos ofendoni Se asht Turp i madh

    Përgjigju
    • Elio: 10/05/2020 23:59

      Lala Nuk jan leket e elvisit te bej mceftas bamirsin,njekosisht elvisi i tregon atyre se ku po shkon investimi ne bamiresi i investuesit dhe nxhit dhe te tjeret drejt rruges se drejt

    • Lala: 26/10/2019 18:29

      Elvis naci esht ai qe ben sevap dhe i ben reklam asaj qe ben.ne kran thuhet bej sevap e mos u mburr.kshu qe sesht nr 1 esht thjesht nje perfitues.shqiptar quhet ai qe ben per komb.ai qe ben per fe quhet fetar o beba.hajt shnet me gjith elvis e kuran

  • Proka: 26/10/2019 14:09

    Ju lutem te kuptoni nje gje, per momentin nuk kemi nevoje fare te bejme etiketime te personave te ndryshem, jemi shtete me kushtetute qe garanton aplikimin e fese, pa perqeshje,pa paragjykime. Ne rastin konkret shkohet aq large sa ndeshkohen vlerat personale gje qe bie ne kundershtim me ligjet e shtetit. Une jam Paganist por nuk me takon te urrej tjetrin Shqiptare qe ka bindje tjera fetare,une duhet ti theme vella nga gjaku dhe gjuha shqipe qe flete pasi ashtu e ndjeje, nuk me takon te qeshem me fejen e tij apo saj, as me Kanun nuk kemi bere gjera te tilla e lere me sot te bejme kunder nje teologu si Elvis Naci qe nuk bene dallime fetare por mundohet me mish e me shpirte te ndihmoje njerezit nevojtare qe nuk posedojne gjerat elementare per jete. Respekti fitohet me respekt te dyanshem e jo me paragjykime. Si Shqiptare kemi tre Fe dhe ju lutem respektoni e mos bini pre e ideve te errta antikombtare. Me te mira

    Përgjigju
  • Justice: 26/10/2019 11:52

    Muci dhe mucerit e tjere,mundohen te bejne shkrime bombastike,si e si per te terhequr vemendjen e atyre pseudoperendimoreve te cilet mendojne se feja i le mbrapa.Muci,intelekti yt dhe i te tjereve eshte shume i vogel te diskutosh per frazat Kuranore.Dhe turp per nje gazetar qe ofendon njerezit ne ate lloj menyre

    Përgjigju
  • Ali Bab Dud Teqé Karbonara: 26/10/2019 11:08

    Gjynah u shkatërruan përfundimisht shqiptarët. Ore të paudhë e analfabetë, Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria. Religjonet shqiptarit is sollen pushtuesit! Ne shqiptarët e vërtetë nuk duam religjone. Nuk na intereson pervç gjuhës sonë të shenjtë të dimë së kush janë Isatë, Jezutë e pejkamerat. Kush do pejkamera e fera të ngrihet, të mbledhi leckat dhe o burrë syrgjyn të la leshoje vendin.. Shqiptarët janë pasardhesit e Ilirit, Pirros, Aleksandrit, Skenderbeut, Lasgushit e De Radës. Shqiptarët janë bij të Arbrit të Madh!

    Përgjigju
    • Elio: 10/05/2020 23:56

      Nuk do marrim leckat jo ktu di rrim dersa drejtesia te vehet ne vend me plera si puna juaj

  • Kafsha: 26/10/2019 10:53

    Urgjent të ngjallim Enverin sado qe nuk e duam. Urgjent te ngjallim Enverin se u degjeneruam!

    Përgjigju
  • edvin: 26/10/2019 10:35

    o Mustafa o negativ nuk tregon asgje vecse poshtersin tende te Kan ber dalje gjith shqiperia te esht prishur busulla je dawn

    Përgjigju
  • Abc: 26/10/2019 10:09

    Mustafa Nano ja ben mire atij hipokritit dha hajdutit se vetem imam nuk eshte ai por nje llafazan qe ka mesuar permendesh rreshtat e pare te kuranit dhe tallet me fukarenjte,nuk e keni pare hajdutin ju se ne cfare hotelesh luksoze bredh ai qafire qe hiqet sikur eshte dhe bamires dhe ndihmone fukarenjte ai llafazane,mos i besoni atij mut muti

    Përgjigju
    • al ta: 26/10/2019 11:53

      sa per hotele jam dakort me ty se esht nje nga personat qe i pelqen luksi dhe me gjith men qe ka shum qe e shohin te beje jete luksi po nuk flasin se ......tifozat e tij te mbysin

  • Keli: 26/10/2019 09:58

    U bere gazi i botes o doktor muci. Lere Elvisin se ai nuk punon as per fame e as per pushtet e shikueshmeri si puna jote. Po te rrish me Elvisin dhe t’a njohesh vertet ate per cfare perfaqeson do ta kuptosh se sa shume po gabon.

    Përgjigju
  • Andi: 26/10/2019 09:28

    O muc muti ,,ti kujton se duke u marre me njerezit e shquar ,,do marrwsh nga fama e tyre,;eshte senundje e vjeter e gazetarve,,por ne fund mbetesh si miza ne bythe te kalit.....

    Përgjigju
    • Fiku: 26/10/2019 20:00

      Po degradon aq shume o muc nano sa nuk po te ngel asgje nga emri mustafa

    • @Andi: 26/10/2019 11:08

      Andò o debil Kush është i shquar Elvisi!? Hahahahahah o debil që ju ka përdhunuar Turqia trurin e vogël.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë