Muze arkeologjik në Kalanë e Lezhës, do ekspozohen trashëgimi kulturore të periudhës së mesjetës

Një muze ku do të ekspozohen një pjesë e mirë e trashëgimisë arkeologjike kulturore e periudhës së mesjetës do të ngrihet në ambientet e kalasë historike të Lezhës.

Me financim të Bashkimit Evropian, pjesë e projektit është edhe ndërtimi i Dhomës së Zejtarëve  të Gjakovës përmes teknologjive inteligjente e cila do të jetë e lidhur me muzeun mesjetar të Lezhës.

“Ne jemi dy qytete të jashtëzakonshme, për nga potenciali i vlerave kulturore, artistike, trashëgimisë kulturore e historike. Dhe ky vend historik është simbol i qëndresës së shqiptarëve në shekuj gjatë regjimit turk. Ku më mirë se sa këtu element arkeologjik të hershëm mund të ekspozoheshin dhe të bëheshin të ditur të gjithë atyre që vijnë për të njohur”, tha Pjerin Ndreu.

“Gjakova me këtë projekt synon për të ndërtuar Dhomën e Zejtarëve të Gjakovës, të djegur gjatë luftës së Kosovës”, tha Ardian Gjini, Kryetar i Komunës Gjakovë.

Të magazinuara prej shumë vitesh shumë objekte artefakte që përfaqësojnë vlera arkeologjike të dy vendeve do të jenë aksesueshme për çdo vizitor  muzeun Kalasë mesjetare të Lezhës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja