Muzeu Historik, tryezë të rrumbullakët dhe ekspozitë për Ismail Qemalin

Nga Valeria Dedaj

Kontributi i paçmuar i babait tonë të pavarësisë, Ismail Qemalit, u përkujtua edhe nga Muzeu Historik Kombëtar. Në një ekspozitë dhe një tryezë të rrumbullakët, “Rrugëtim i Ismail Qemalit ndër vite” historianë edhe studiues, sollën edhe një herë në vëmendje veprimtarinë e Ismail Qemalit në administratën shtetërore dhe  idetë e tij reformatore. Vizitorët në ekspozitë do të gjejnë objekte personale të Ismail Qemalit, siç është flamuri i tavolinës, gota e ujit dhe pena me të cilën u firmos akti i pavarësisë, gazeta edhe libra dedikuar kësaj figure

Ky aktivitet është një bashkëpunim i ngushtë midis tre institucioneve, MHK, AQSH dhe Qendra e Koleksionistëve Shqiptarë. Ekspozita nis në mënyrë kronologjike, që nga posti i parë publik i Ismail Qemalit, 27 vjeç dhe në vazhdimësi. Jepen aspekte e tij kryesore në parlamentin osman. Foto nga arkivi i shtetit, që kanë të bëjnë me ceremoninë e rivarrimit së Ismail Qemalit. Kemi sjell një vepër që është e shkruar nga një autor pak i njohur, një vepër që i ka shpëtuar vëmendjes së publikut shqiptar në Bibliotekën Kombëtare. Kemi bërë të mundur evidentimin e llojdit, të anijes së shoqërisë austriake që solli delegacionin shqiptar nga Trieste etj.

Dorian Koçi, Drejtor

Sa i përket shtatores muzeale së Ismail Qemalit, e realizuar nga Odhise Paskali, që deri në vitin 2012-të qëndronte në MHK, ndërsa tani qëndron në një shesh, Koçi shprehet se:

Është një shtatore e tipit muzeal dhe në një moment duhet që të rikthehet sërish në MHK. Ismail Qemali meriton të ketë një shesh qendror edhe një shtatore, si një nga eterit kryesor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Dorian Koçi, Drejtor

Thirrjes së stërnipit Nedim Qemal Vlora, që historianët dhe studiuesit të punojnë më shumë për gjetjen e shkaqeve të vdekjes së Ismail Qemalit, e komenton:

Unë besoj se kjo gjë nuk është rezauruar plotësisht, ka njerëz që e kanë pjesë të tyre, studimin e Ismail Qemalit. Vet nipi i tij, po punon për botimin e një vepre ku do të hidhet më shumë dritë. Mbetet një kërkim më i thellë. Edhe pse është folur shumë për helmimin e tij, akoma nuk ka një akt ekspertize, që do të vërtetonte 100 për qind, por ka disa rrethana që të shtyjnë të mendosh se ka ndodhur një akt i tillë. Edhe vet historia e Shqipërisë në vitet ’20, nuk është vetëm kjo vrasje, por edhe e Preng Bibë Dodës, dhe atë të Esat Pashë Toptanit, që pak a shumë krijojnë ndarjen e një klase të re politike në Shqipëri, pas kongresit të Lushnjes.

Dorian Koçi, Drejtor

Ekspozita do të qëndroj e hapur për të gjithë vizitorët deri në datën 28 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë