Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni është shpallur  zyrtarisht rektor i Universitetit të Tiranës.
 
Certifikimin e ka dhënë Komisioni Institucional Zgjedhor, pas zgjedhjeve universitare një javë më parë.  
 
Vendimi iu përcoll ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
 
Kjo e fundit ia ka përcjellë vendimin për dekretim presidentit Bujar Nishani.

Redaksia Online
Shqiptarja.com