TIRANË- Marshimi i parë për të drejtat e komunitetit LGBT në Tiranë do të zhvillohet nga mesi i muajit prill. Kështu kanë njoftuar 3 OJQ-të ,“MSA Albania”, “PINK Embassy” dhe “Human Rights House in Albania”, që kanë caktuar datën 17 prill si ditën kur do të zhvillohet marshimi.
Nëpërmjet një letre publike, organizata bëjë thirrje për pjesëmarrje në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT, ndërsa njoftojnë se “edhe pse e tërë harta përfundimtare (se nga do të kaloi marshi) nuk është caktuar ende, diçka që do të bëhet me Policinë e Shtetit dhe Bashkinë e Tiranës, ne po shikojmë për shumë opsione, që do e bënin këtë marsh të sigurt, të gëzueshëm dhe të mundshëm që të gjithë të marrin pjesë”, thuhet në letrën publike të tri organizatave në fjalë.
Letra në vijim thotë se “qëllimi i ‘Tirana Pride’ është të bëj të mundshme ushtrimin e lirisë së shprehjes dhe informimit për çdo person LGBT dhe përkrahësit e saj (miqtë, familjet, organizatat etj)”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com