Një studim i kryer ka dalë në përfundime mjaft befasuese! Kur duken femrat më të bukura?

Mesa duket ora 10.06 e ditës së hënë është kulmi i bukurisë fizike për femrat. E kundërta ndodh ditën e enjte, pasditja e së cilës, më saktësisht ora 16.05, i gjen femrat në performancën më të dobët fizike.

Kjo, sepse po afron fundi i javës dhe vajzat e gratë nisin të lenë pas dore kujdesin ndaj pamjes së jashtme, pasi përfshihen edhe më shumë në ngarkesën e punës.

Në studimin e Premier Laser Clinic ku morën pjesë 1,000 femra, u arrit në përfundimin se ora 10.06 e së Hënës, është momenti kur dukemi më bukur, sepse është koha e ndërveprimit për herë të parë me kolegët në nisje të javës.

Femrat janë më të përkushtuara ndaj kurimit të imazhit dhe do të bëjnë kompromisa me garderobën ndërkohë që java vazhdon.

Ndërsa të enjten, pasi kanë kaluar 4-ditë në punë, femrat fillojnë të anashkalojnë disi pamjen e tyre të jashtme.
bukuri
bukuri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)