Një 22-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga Policia pasi në mënyrë sistematike ka përndjekur një vajzë.
 
E.A prej kohësh e ndiqte nga pas 24-vjeçaren duke e shqetësuar vazhdimisht nëpërmjet fjalëve në rrugë.
 
Sipas efektivëve të komisariatit nr.4, 22 vjeçari sa herë që e shikonte vajzën i shkonte nga pas dhe i kërkonte të dilte me të.
 
Shpesh ai i hidhte fjalë të rënda, por 24-vjecarja nuk reagonte. 22-vjeçari E.A nuk është mjaftuar me kaq pasi pak ditë më parë i ka çarë gomat e makinës 24-vjeçares, çka e ka detyruar atë të bëjë kallëzim.
 
Policia thotë se e ka shpallur në kërkim E.A dhe po punon për arrestimin e tij.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com